Stadiumi 'Fadil Vokrri' ka afërsisht 14 mijë ulëse dhe sot do duket shumë i vogël krahasuar me interesin e madh të shqiptarëve për të ndjekur nga pranë përfaqësuesen e Kosovës e cila luan kundër Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026.
Ndeshja finale ka zgjuar interesin e mijëra shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët janë bashkuar me shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm, në Prishtinë. Tanimë ka nisur festa dhe tifozët dëgjohen në kor të thonë 'Kosova është zemra e Shqipërisë'. Me flamujt kombëtar, ato të Kosovës dhe këngë e valle tradicionale, shqiptarët janë në festë.
Lajmi kryesor:
S'ka Botëror për Kosovën, 'Dardanët' mposhten 0-1 nga Turqia në Prishtinë! Miqtë në fazën e grupeve pas 24 vitesh











