Nis Festivali i Filmit në Venecia! Nga sfilata me elegancën unike të Rampling e Salvinin në çift, te fjalimi i Cavanit: Unë gruaja e parë me ‘Luanin e artë’ për karrierën në 80-vjet histori

Siç është në traditë, Bienalja Ndërkombëtare e Artit Kinematografik të Venecias, nisi mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin historik te kinemasë në Lido, me sfilatën e yjeve në tapetin e kuq të inaugurimit

Në ceremoninë e hapjes së festivalit të dytë më të rëndësishëm në botë pas Cannes, u vendosën emra të njohur si aktorja angleze Sharlot Rempling e cila tërhoqi vëmendjen e medies për stilin e saj elegant në veshje dhe leksionin ndaj ‘vipa-ve’ për të pranuar vitet pa i’u nënshtruar operacioneve plastike. Në krah të saj ishte edhe protagonistja e mbrëmjes regjisorja italiane Liliana Cavani...

Drejtori artistik i këtij edicioni të 80-të, Alberto Barbera dhe kumbara e Bienales aktorja Caterina Murino, po ashtu iu bashkuan sfilatës.

Modelet, blogeret, aktorë të filmave të përzgjedhur në garë pozuan para medieve... por nuk munguan as figurat politike si zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini dhe ministri i Kulturës, Gennaro Sangiuliano.

Performanca artistike e këngëtares Malika Ayane, krijoi atmosferë të ngrohtë me këngën “Qielli i një dhome” i Xhino Paolos, duke shënjuar fillimin e garës ku marrin pjesë 23 filma, 7 amerikanë, 6 italianë dhe 10 nga vende të tjera.

Filmi i përzgjedhur për të hapur festivalin ishte “Komandanti” i Edoardo De Angelis, që zëvendësoi “Sfiduesit” të  Luca Guadagnino, i tërhequr nga gara për shkak të grevës së aktorëve dhe skenaristëve të Hollyëoodit. 

Rempling u rishfaq sërish në skenë për të folur mbi Cavanin dhe bashkëpunimin e tyre në filmin “Portieri i natës”... para se t’i dorëzonte çmimin  “Luani i artë” për karrierën.. që e bën regjisoren dhe gruan e parë që merr çmimin “Luani i artë” për karrierën.

“Jam artistja e parë grua që merr këtë çmim, dhe mendoj se kjo nuk është tërësisht e drejtë. Ka gra regjisore, skenariste etj., që po punojnë, e madje me shumë gjasa punojnë po aq mirë sa burrat artistë... Kjo nëse ne i shikojmë mirë, nëse i japim mundësi punës së tyre që të vihet në dukje. Dhe unë mendoj që Festivali duhet ta konsideroj këtë, të marrë parasysh se gratë mund të bëjnë filma. Unë jam gruaja e parë që merr çmimin e karrierës dhe bienalja bëhet prej 80-vitesh dhe duhet medoemos një balancim në këtë pikë....Kështu që shpresoj që një fillim i tillë të ketë edhe vazhdim. Faleminderit! “, thotë regjisorja dhe skenaristja Liliana Cavani.

Festivali do të vijojë deri në 9 shtator, ndërsa mbrëmjen e së enjtes debuton në garë në zhanrin ‘dark horror’ filmi ‘El conde” i Pablo Larrain, produksioni i shumëpritur ‘Ferrari’ i Michael Mann, dhe ‘Dogman’ i Luc Besson.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë