Nis fluturimi evropian! Tirana, Vllaznia dhe Egnatia luajnë sot aktin e parë të Conference League

Nis fluturimi evropian! Tirana, Vllaznia dhe Egnatia luajnë sot aktin e parë të Conference League

Stadiumi 'Air Albania'

Conference League do vijojë sot me ndeshjet e para për turin e I kualifikues për sezonin e ri. Këtë të enjte në fushë do zbresin shtatë skuadra shqiptare, teksa kërkohet të bëhet mirë në nivelin evropian.

Në 17:00 është pista për "kërcimin" e Egnatias, me rrogozhinasit që do debutojnë në Evropë kundër Ararat në Armeni. Fituesit e Kupës së Shqipërisë u renditën të tretët në kampionat, teksa trajneri Edlir Tetova ka në dispozicion një ekip me fantazi.

Në 20:00 Tirana pret Dinamo Batumi në "Air Albania". Nënkampionët e vendit kanë ndërruar fytyrë këtë sezon, teksa pritet që në fushë të jetë një ekip në 60 përqind ndryshe nga mbyllja e edicionit të shkuar.

Vllaznia luan në 20:45 në transfertë me Linfield, teksa shkodranët duan të bëjnë mirë në Irlandën e Veriut. Në fushë do zbresin edhe Dukagjini, Shkupi, Gjilani dhe Shkëndija.

Conference League, turi i parë:

17:00 Ararat Armenia - Egnatia

19:00 Dukagjini - Europa FC

19:00 Hegelmann - Shkupi

19:30 Niedercorn - Gjilani

20:00 Tirana - Dinamo Batumi

20:00 Shkëndija - Haverforduest

20:45 Linfield - Vllaznia

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor

Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor