Nis fushata zgjedhore, Meta thirrje partive: Shmangni retorikën, tensionet dhe fenomenet e papranueshme që kemi parë në të kaluarën

Nis fushata zgjedhore, Meta thirrje partive: Shmangni retorikën, tensionet dhe fenomenet e papranueshme që kemi parë në të kaluarën

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një thirrje për partitë politike dhe kandidatët në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke i kërkuar të zhvillojnë një fushatë transparente dhe të shmangin retorikën e tensionet.

"Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë, që nis sot, është një mundësi e shkëlqyer për subjektet garuese dhe kandidatët e tyre për të parashtruar programe konkrete zhvillimi dhe gjithëpërfshirjeje në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, të një fushate në mbështetje të Kodit Elektoral, ligjeve dhe Kushtetutës, të drejtë, transparente, larg retorikës, tensioneve dhe fenomeneve të papranueshme që kemi parë në të kaluarën, i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote, në të gjashta njësitë vendore, të marrin pjesë masive në zgjedhje.

Nuk duhet humbur mundësia për çdo qytetar të tregojë forcën dhe vullnetin e tij për të zgjedhur kandidatin apo kandidaten më të mirë që do të drejtojë bashkinë e tyre në të ardhmen. Vota është forca e vetme dhe e vërtetë e qytetarit në demokraci!", shkruan Meta.

 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 6 marsit/ Nis zyrtarisht fushata elektorale! Berisha e Basha ‘në luftë’ me njëri-tjetrin! Rama i bindur për fitoren! Celibashi-partive: Bëni fushatë të qetë! Meta: Shmangni tensionet


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur