Zgjedhjet e 6 marsit/ Nis zyrtarisht fushata elektorale! Berisha e Basha ‘në luftë’ me njëri-tjetrin! Rama i bindur për fitoren! Celibashi-partive: Bëni fushatë të qetë! Meta: Shmangni tensionet

TIRANË- Sot, 19 shkurt hapet zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Vaut të Dejës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.

Këto zgjedhje nuk do të jetë aspak normale, kjo sepse si asnjëherë më parë demokratët futen në garë të përçarë, pasi lufta e Sali Berishës me Lulzim Bashën është reflektuar edhe në betejën elektorale, e cila më shumë si një garë mes kandidatëve, është konsideruar si një tregues forcash për secilin prej tyre. Këto zgjedhje janë konsideruar si shumë të rëndësishme për të kuptuar peshën e Bashës dhe Berishës te demokratët, në një kohë kur të dy pretendojnë se kanë shumicën.

Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e themeluar nga presidenti Ilir Meta, një aleate e fortë e PD në 25 prill, u shndërrua në një mekanizëm për të regjistruar Sali Berishën në zgjedhje në siglën e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe të 6 kandidatët janë një propozim i tij. Berisha pretendon se emrat e tij janë kandidatë të vërtetë të PD-së, por të njëjtin argument ka dhënë edhe Lulzim Basha, ku nuk kanë munguar sulmet mes njëri-tjetrit.

Mirëpo teksa në PD ka marrë një vëmendje “lufta e brendshme”, në PS duken më të qetë e më të sigurt që do arrijnë që t’i fitojnë të 6 bashkitë, e ndërsa vetë kryetari i partisë, njëherazi edhe kryeministri, Edi Rama nuk i ka cilësuar zgjedhjet si prioritet të socialistëve, aq sa më të rëndësishme ka cilësuar formularin e Këshillimit Publik. Ai ka zgjedhur që të kandidojë emrat që deri më tani kanë qenë të komanduar për drejtimin e bashkive. 

Në nisje të fushatës zgjedhore kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u bën thirrje kandidatëve për kryetarë në 6 bashki të vendi por edhe drejtuesve të partive politike që të zhvillojnë një garë elektorale të qetë dhe në përputhje me Kodin Zgjedhor. Celibashi u rikujtoi qytetarëve që të verifikojnë vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit, pasi në të kundërt nuk do të mund të votojnë. Edhe presidenti Ilir Meta u bëri thirrje partive politike që të shmangin retorikën e tensionet ne fushate.

KQZ-ja ka njoftuar 654,538 shtetas shqiptarë kanë të drejtë të marrin pjesë në votimet e pjesshme të 6 marsit që do të zhvillohen në gjashtë bashki të vendit. Janë 10,134 zgjedhës qe votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. 941 është numri i qendrave të votimit.

Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa, 
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku. 

Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.
Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.
Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.
Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.
Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.
Për Bashkinë e Lushnjës Eriselda Sefa

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)
Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Nis fushata zgjedhore, Meta thirrje partive: Shmangni retorikën, tensionet dhe fenomenet e papranueshme që kemi parë në të kaluarën

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një thirrje për partitë politike dhe kandidatët në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke i kërkuar të zhvillojnë një fushatë transparente dhe të shmangin retorikën e tensionet.

"Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë, që nis sot, është një mundësi e shkëlqyer për subjektet garuese dhe kandidatët e tyre për të parashtruar programe konkrete zhvillimi dhe gjithëpërfshirjeje në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, të një fushate në mbështetje të Kodit Elektoral, ligjeve dhe Kushtetutës, të drejtë, transparente, larg retorikës, tensioneve dhe fenomeneve të papranueshme që kemi parë në të kaluarën, i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote, në të gjashta njësitë vendore, të marrin pjesë masive në zgjedhje.

Nuk duhet humbur mundësia për çdo qytetar të tregojë forcën dhe vullnetin e tij për të zgjedhur kandidatin apo kandidaten më të mirë që do të drejtojë bashkinë e tyre në të ardhmen. Vota është forca e vetme dhe e vërtetë e qytetarit në demokraci!", shkruan Meta.

 

Ora 12:24
Nis fushata zgjedhore, Celibashi thirrje partive dhe kandidatëve: Zhvilloni një garë të qetë dhe në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor

Kreu i KQZ-së, Ilirja Celibashi i ka bërë sot thirrje partive politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki që të zhvillojnë një garë elektorale të qetë dhe në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Po ashtu Celibashi i rikujtoi qytetarëve që të verifikojnë vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit, pasi në të kundërt nuk do të mund të votojnë nëse nuk kanë një mjet identifikimi të vlefshëm.

"Sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të 6 bashkive. Ju përcjellë partive politike dhe pjesëmarrësve në garë thirrjen për ta zhvilluar këtë fushatë zgjedhor në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zhvillimi një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë e të ndershme, lidhet drejtpërsëdrejti me standardin e këtij procesi zgjedhor. ftoj qytetarët e këtyre 6 njësive të qeverisjes zgjedhore që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor. I ftoj të verifikojnë vlefshmëri e dokumentit të identifikimit. Mungesa e një mjeti identifikimi të vlefshëm nuk ju mundëson të ushtroni të drejtën e votimit më 6 mars", thotë Celibashi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur