Prej orës 18:00 ka nisur futja e tifozëve në 'PGE Arena' të Varshavës. Tifozët po kontrollohen imtësisht në hyrje, çka do të thotë se në impiant nuk pritet të depërtojnë sende të forta apo mjete të ndaluara. Diçka më shumë se 3 mijë shqiptarë do jenë në stadium, ndërsa tifozët e Kombëtares kuqezi janë shoqëruar për në stadium nga forcat e policisë, që ndodhen në një numër të madh në qytet dhe rreth stadiumit.
Lajmi kryesor:
Formacionet zyrtare/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, Broja e Muçi në stol kundër Polonisë! Atmosferë me këngë e valle shqiptare në Varshavë, vijon futja në stadium









