Nis gara për kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar/ Kandidaturat

Nis gara për kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar/ Kandidaturat

Pas njoftimit se Theresa May do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm, ka nisur gara për të marrë kreun e Partisë Konservatore. Gara ka të bëjë jo vetëm me zgjedhjen e një lideri të ri partiak, por edhe me kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar. Deri më tani katër emra kanë konfirmuar kandidaturën.

Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt

Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart

Ish Sekretari i Jashtëm, Boris Xhonson

Ish-sekretarja e Punës dhe e Pensioneve, Esther McVey

Sekretarja për Punën dhe Pensionet, Amber Rudd, e ka përjashtuar veten duke thënë për Daily Telegraph se nuk ka mendon se është vendim i duhur për të kandiduar.

"Unë nuk mendoj se është momenti im tani", tha Rudd.

Dje me anë të një fjalimi emocional ku nuk munguan as lotët, kryeministrja britanike, Theresa May ka njoftuar se do të heq dorë nga posti si kryetare e Partisë Tory rrjedhimisht edhe nga posti i kryeministres. May tha se ajo kishte bërë gjithçka që kishte mundur për të fituar mbështetje për marrëveshjen e saj për Brexit, por tha se tani është në interesin e mirë të vendit që Britania te ketë një kryeministër të ri që ta udhëheqë përpjekjen për Brexit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë