Kryeministrja britanike deklaron dorëheqjen! Ç'ndodh më tej?

Kryeministrja britanike deklaron dorëheqjen! Ç'ndodh më tej?

Sipas planit kohor Theresa May do të vazhdojë të jetë kryeministre gjatë vizitës shtetërore të presidentit të SHBA-së Donald Trump (3. deri më 5. qershor). Ajo deklaroi, se do të vazhdojë ta drejtojë qeverinë derisa të zgjidhet një pasardhës. Këtë ia ka komunikuar edhe mbretëreshës Elizabeth II.

Në fund kryeministrja e Britanisë së Madhe dështoi pa kaluar as tre vjet në këtë post dhe duke u përballur me luftërat e brendëshme brendapartiake në radhët e konservatorëve. Me një këmbëngulje të pabesueshme, thonë fare pak miq të partisë së saj, ose me një kokëshkretësi të theksuar e të pafund, sipas kundërshtarëve të saj, Theresa May ndoqi qëllimin e saj. Ajo donte që ta kalonte marrëveshjen e daljes me BE-në në dhomën e ulët të parlamentit, edhe pse prej kohësh ajo nuk kishte më shumicën aty. Pas kësaj ajo donte të tërhiqej vullnetarisht, sikurse kishte premtuar. Fazën tjetër të Brexit, negociimin e marrëdhënieve të ardhëshme me BE-në do të duhej ta vazhdonte pasardhësi i saj.

Tri herë parlamentarët i thanë jo marrëveshjes, që i mundësonte Britanisë së Madhe një dalje të rregulluar nga BE-ja. Parlamenti u zhyt në votime kaotike. Theresa May-t iu desh ta shtyjë në mars dhe në prill Brexit-in dhe t'i lutej BE-së për t'i lënë kohë. Edhe para pak ditësh ajo ndërmorri përpjekjen e fundit, sikurse e quajti ajo,  "të guximshme" për t'ia bërë joshëse parlamentit marrëveshjen e diksutueshme të Brexit. Menjëherë gjëmuan sirenat si prej përkrahësve të Brexit ashtu edhe prej kundërshtarëve. kësaj i parapriu dështimi i vajtueshëm i bisedimeve me opozitën e laburistëve.

"Brexit means Brexit"

Para referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE më 23 qershor 2016 Theresa May bënte pjesë në kampin e "Remainer". Ajo donte qendrimin në BE. Meqësëse ish-kryeministri David Cameron pas referendumit dha dorëheqjen, ish-ministrja e Brendëshme u ndje e detyruar ta drejtonte vendin për një dalje të rregullt nga BE-ja. Pasi ajo vet hyri në Downing Street numër 10, ajo përdori sloganin "Brexit means Brexit!". Ajo siguroi, se do ta respektojë vullnetin e popullit të shprehur në referendum dhe do ta zbatojë atë. Këtë fjali ajo e përsëriste vazhdimisht në çdo fjalim publik dhe në çdo raund negociatash në Bruksel, madje edhe pasi asaj vet iu bë e qartë, që Brexit do të ishte shumë më i vështirë, nga sa e ksihin përfytyruar britanikët. Kjo bëri që shumë shpejt atë ta cilësojnë me nofkën "May-bot", një përzierje mes robotes dhe politikanes.

Pas nëntë muajsh në detyrë May në prill 2017 papritur shpalli zgjedhje të reja. Ajo shpresoi me këtë të forconte pozicionin e vet në negociatat për Brexit. Por në fakt doli e kundërta: zgjedhjet ishin një dështim për të dhe partinë e saj konnservatore, që humbi 13 mandate dhe shumicën në parlament. May-t iu desh të krijojë me mundim një qeveri të pakicës, e cila ishte e varur prej mbështetjes së partisë protestante irlandezo-veriore DUP.

Probleme të shumta
Gjatë mandatit të saj ndodhën shumë sulme terroriste në Britani të Madhe. Në qershor të vitit 2017 vdiqën si pasojë e një zjarri në Grenfell-Toëer në Londër 72 vetë. May ishte në vendin e ngjarjes, por nuk u takua me të mbijetuarit, gjë që shkaktoi kritika të shumta. Më pas May tha se këtë ditë do ta kujtojë tërë jetën dhe do të pendohet tërë jetën pse nuk i  takoi ata, sepse ukirjua përshtypja se ajo nuk kujdeset për viktimat. May është kritikuar edhe në fusha të tjera. May nuk e kishte kurrë mbështetjen e plotë të atyre që angazhoheshin për Brexit. Pasuan dorëheqjet e shumta nga kabineti i saj, për shkak të mospajtimeve me politikën dhe planet e kryeministres. Të pakënaqur ishin ministrat si ai i Jashtëm Boris Johnson, ministri për Brexitin David Davis, negociatori britanik Michel Barnier dhe shumë të tjerë.

Problemi më i madh së fundi ishte kufiri i ardhshëm mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës, sepse palët kishin mendime të ndryshme për kontrollin e kufirit mes këtyre vendeve, ku duhet të jetë edhe kufiri i jashtëm i BE. May nuk arritur të sigurojë shumicën e duhur për propozimet dhe planin e saj.

Karriera e gjatë politike
May fitoi në vitin 1997 për herë të parë zgjedhjet për deputete në parlament, ku për shumë vite ishte në grupin konservator të Tories. Gjashtë vite, deri në vitin 2016, ishte ministre e Brendshme. Ajo kishte qëndrime të ngurta për migracionin, por përkundër kundërshtimeve të shumta brenda partisë, ajo u angazhua në vitin 2014 për martesën mes personave të së njëjtës gjini. May ishte pas Margaret Thatcher gruaja e dytë që u fut në Downing Street Nr. 10.

Po tani?
Theresa May mbetet në postin e kryeministres deri në përcaktimin e kryeministrit apo kryeministres së re. Shumëkush mendon se postin e saj do ta marrë kundërshtari më i madh i mbetjes në BE, Boris Johnson, i cili ka mbështetje të madhe në bazën e partisë. Për postin e liderit të partisë ka aktualisht 15 kandidatë, ndër ta edhe ministra. Por Boris Johnson, konsiderohet favorit. Ai angazhohet për Brexit, ndërkohë që Brexiti pa marrëveshje mund të ketë pasoja të rënda për Britaninë e Madhe dhe BE-në. Për momentin 31 tetori llogaritet si data kur britanikët duhet të largohen nga BE-ja.DW

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)