Më 15 shkurt ora 10:00 biznesmeni Ardian Xhillari do të përballet për herë të parë dhe pse në mungesë me drejtësinë shqiptare.

Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës do të nisë shqyrtimin e kërkesës për gjykim ndaj tij me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda lidhur me mos pagimin e taksave në fushën e hidrokarbureve.

Procesi ndaj Xhillarit do të jetë në mungesë, pasi është arrestuar pak ditë më parë në Gjermani dhe ndodhet në pritje të ekstradimit.

d.c./shqiptarja.com