Nis në Hagë gjyqi ndaj një afgani të akuzuar për krime lufte, ai s'pranon akuzat: Nuk jam personi që ju po kërkoni

Nis në Hagë gjyqi ndaj një afgani të akuzuar për krime lufte, ai s'pranon akuzat: Nuk jam personi që ju po kërkoni

Në Hagë të Holandës nisi sot gjykimi ndaj një afgani i akuzuar për krime lufte kundër të burgosurve politikë.

Ai thuhet se kishte qenë mbikëqyrës i një burgu famëkeq në Kabul në kohën kur pretendohet se i ka kryer krimet.

I akuzuari, i identifikuar si Abdul R., 76 vjeç, akuzohet se ka qenë komandant i burgut Pul-e-Charkhi, në të cilin të burgosurit janë mbajtur pa gjyq, janë torturuar dhe ekzekutuar.

Ai akuzohet se ka ndihmuar në trajtim çnjerëzor dhe për heqje të lirisë. Nëse gjendet fajtor mund të përballet me 20 vjet burgim e deri në burim të përjetshëm.

I akuzuari u tha gjykatësve në Hagë se Prokuroria e kishte ngatërruar me dikë tjetër.

“Nuk jam personi që ju po kërkoni”, tha ai para gjykatës dhe më pas refuzoi që t’iu përgjigjej pyetjeve, duke thënë se nuk ndihej mirë dhe dëshironte që të kthehej në qelinë e burgut.

“Nuk mbaj mend asgjë, as emrin tim”, tha ai.

Prokurorët thanë se ishin të bindur se i akuzuari është personi përgjegjës për krimet. Ata thanë se ai kishte qenë komandant dhe kreu i çështjeve politike në burg nga viti 1983 deri më 1990, në periudhën kur mijëra kundërshtarë të regjimit komunist ishin mbajtur pa gjyq.

Dëshmitë e dëshmitarëve që u lexuan në gjykatë thanë se njerëzit rregullisht ishin subjekt i torturës, përfshirë edhe torturë me elektroshok, rrahje, heqjen e thonjve dhe se të burgosurit ishin mbajtur në kushte të këqija.

“Të burgosurit janë ekzekutuar pa gjykim. Të burgosurit janë vrarë natën”, u tha në deklaratën e një dëshmitari.

Ky gjyq po zhvillohet në Holandë sepse i dyshuari ka shtetësi holandeze. Ai kishte ardhur në këtë shtet më 2001, duke përdorur një identitet të rremë.

I akuzuari ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Kerkrade më 2019 dhe që atëherë gjendet në burg.

“Mendojmë se është e rëndësishme që këto krime, që janë më të rëndat, të gjykohen, pavarësisht se sa kohë mund të ketë kaluar nga kryerja e tyre”, tha për AP prokurorja, Mirjam Blom.

“Ne nuk duam që Holanda të jetë strehë e sigurt për kriminelët e luftës edhe nëse ato krime kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe shumë larg Holandës”.

Ky gjykim në Holandë është i fundit i një serie të gjykimeve që po mbahen në shtetet evropiane, ku po gjykohen personat nga shtetet si Siria dhe Afganistani./ REL

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë