Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur diskutimet për hartimin e projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024.
“Mirëpresim rekomandimet dhe sugjerimet e biznesit, për të cilat në vijimësi do të zhvillojmë takime të posaçme për të biseduar dhe për të kuptuar më mirë qasjen dhe propozimet e përfaqësuesve të biznesit”, tha u shpreh Mete.
Drafti i buxhetit aktualisht është në proces hartimi, dhe paralelisht do të zhvillohen edhe konsultime me shoqatat e biznesit për nevojat e sektorëve të caktuar.
Ndërkohë Report TV nëpërmjet një kërkese zyrtare për informacion ka mësuar se edhe për vitin që vjen do të ketë ndryshime të reja në tatime dhe taksa.
“Favorizimet në formën e përjashtimeve apo tarifave te reduktuara kane filluar te eliminohen me paketën fiskale 2022, 2023 dhe do vazhdojnë edhe me paketën e vitit 2024. Kjo është një strategji i MFE”, thuhet në përgjigje.
Këto ndryshime bëhen edhe në kuadër të kërkesave të bëra nga FMN-ja për të hequr favorizimet e ndryshime në sektorë të ekonomisë për shkak se po gërryhen të ardhurat tatimore.
Referuar programit të reformave ekonomike 2023-2025, për vitin 2024, ndryshimet fiskale do të përqendrohen në zbatimin e ndryshimeve në politikat tatimore të TVSH-së, duke eliminuar gradualisht përjashtimet dhe tarifat e reduktuara, si dhe ndryshimet në politikat tatimore të taksimit të pasurive të paluajtshme.
Ndërkohë sipas programit buxhetor afatmesëm rritja ekonomike për vitin që vjen parashikohet 3.8% dhe do të ndikohet nga konsumi dhe investimet.
Aktualisht institucionet buxhetore kanë depozituar pranë ministrisë së Financave kërkesat e tyre për buxhet për vitin e ardhshëm.
G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor, 16:22
-
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
21 Nëntor, 18:45
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor, 20:44
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!
5 Nëntor, 17:19
-
ZYRTARE/ Shtyhet rivlerësimi i pronave, do të bëhet në 2025-ën kur të caktohen çmimet e reja të referencës së pronave në të gjitha bashkitë
5 Nëntor, 13:18
-
Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet
4 Nëntor, 10:30
-
Euro rekord të ri negativ, këmbehet me 98.2 lekë! Buxheti i shtetit ka humbur 120 mln euro këtë vit nga zhvlerësimi i valutave, rrezik edhe për 2025-ën
31 Tetor, 16:06
-
Në 2025-ën do jepen 2 mln euro grant për pushtetin vendor! Bashkitë me përformancën më të mirë do të marrin më shumë para
30 Tetor, 16:45