Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka identifikuar probleme në disa subjektet të kontrolluara në zonat turistike në Shëngjin. Kushtet higjeno-sanitare janë gjetur me mangësi në dokumentacion. Trupat inspektuese janë vendosur në zonen e Shëngjinit, ndërsa kërkohet edhe bashkëpunimi i pushuesve për të denoncuar abuzimet si dhe inspektoret që nuk kryejnë punen e tyre.
Kryeinspektori, Eltar Deda ka konfirmuar se ka patur edhe mbyllje të aktivitetit për rastet kur janë konstatuar abuzime dhe nuk është lejuar hapja deri në permbushjen e kushteve.
Duke i ftuar qytetarët që të abandanojnë subjektet që nuk i kanë kushtet higjeno-sanitare të tyre në rregull dhe nga ana tjetër të bëhen bashkëpunëtorë me ne duke denoncuar në numrin shtetëror dhe nga ana tjetër edhe nëpërmjet faqes: shqipëriaqëduam.al
Eltar Deda, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor
Vetëm në zonen e Lezhës janë bërë më shumë se 156 inspektime për kushtet higjeno- sanitare, detyrime që për inspektoriatin duhet të permbushen nga të gjitha subjektet.