Nis intervistimi i kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese

Nis intervistimi i kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nis sot intervistimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

I pari që ka dalë para Këshillit, është prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, i cili kandidon për një vend në Gjykatën Kushtetuese. 

Besnik Muçi e ka nisur karrierën në vitin 2002 në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, Muçi kaloi në Policinë e Shtetit ku mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë kundër Krimit Financiar deri në gusht të vitit 2008. Prej asaj kohe, ai ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjykata Kushtetuese aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë