TIRANE - Java që sapo nisëm, në mbarë botën njihet si Java Botërore e Rinisë në Shërbim të Komuniteteve. Edhe në Shqipëri, Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare” dhe Rrjeti i Qendrave organizojnë këtë fushatë për të pestin vit radhazi. Organizatorët janë angazhuar të zgjerojnë këtë nismë duke organizuar disa aktivitete gjithëpërfshirëse me fokus në informim, ndërgjegjësim dhe edukim të Rinisë Shqiptare dhe Komuniteteve.
Java e Aksionit Rinor e organizuar në vendin tonë, ka për qëllim të ndërmarrë veprime që synojnë përmirësimin e situatës dhe mirëqenies së të rinjve në Shqipëri dhe krijimin e një kulture për një rini të përfshirë në aksionet publike, të mësuarin mes bashkëmoshatarëve, lidershipin dhe arritjet civile në grup.
Si pjesë të aktiviteteve që do të zhvillohen këtë javë janë, promovimi i bibliotekës lëvizëse së qendrës në komunitet, takime informuese me të rinjtë për shëndetin e tyre, një drekë modeste për të moshuarit, etj si këto. Axhenda e aktiviteteve kulmon me “Të gjithë për të gjithë!”, një aktivitet që do të promovojë të drejtat e njeriut dhe eliminimin e diskriminimit racor.
Java do të përmbyllet me nismën “Për Ne dhe Pemët”, një aktivitet ekologjik si shenjë përkujdesjeje ndaj pemëve dhe qytetit ku jetojmë Java Botërore e Rinisë në Shërbim të Komuniteteve, e njohur si Java e Aksionit Rinor, aktivizon miliona të rinj në të gjithë botën, shkruan ATSH. Të rinjtë ndihmojnë fëmijët, marrin pjesë në aksione komunitare, informojnë dhe edukojnë komunitetet në të cilat bëjnë pjesë.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com