Këshilli i Qarkut  dhe Bashkia Kukës, organizojnë kampionatin tradicional të skive. Kampionati u zhvillua në  Shishtavec,përmes garimit të moshave të reja. Për drejtuesit vendorë të Kukësit, zona e Shishtavecit po shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor, po jo për ndërtimin e HEC-eve në këtë pllajë që ka resurse edhe për turizmin veror.

Abedin Oruçi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukes deklaroi: “Sot po zhvillojmë këtë aktivitet, kapionatin e skive, tashmë është bërë një traditë në zonën e shistavecit.  Nga ky fshat kanë dalë shumë skiatorë, kanë dalë shumë fitues, kanë fituar trofe. Shpresoj që në të ardhmen të zhvillohet ky aktivitet në zonën e bukur të Shishtavecit. Kjo zonë është një ndër zonat më të bukura dhe më turistik të qarkut të Kukësit. Kemi ndërtuar qendrën turistike, multifunksionale, që është qendër informacioni për këtë fshat”.

“Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje edhe biznesit, të vijnë, sidomos ata që janë vendali, të vijnë, t’i kthehen vendit të tyre për të bërë investime, sepse ky vend është vend i mrekullueshëm” – u shpreh Bashkim Shehu, Kryetar i Bashkisë Kukës, i cili ishte gjithashtu i pranishëm.

Uroj të gjithë sportistë, për një garë sa më dinjitoze dhe vitin që vjen më shjmë ekipe, më shumë infrastrukturë” – tha Zenel Kuçana, Prefekt i Qarkut Kukës.

Ndërkohë që Shishtaveci është përfshirë në programin e Qeverisë për 100 fashatrat dhe është vetëm 37 km larg qytetit të Kukësit. Zona  ka potencial në zhvillimin e turizmit. E tillë është pika turistike malore pranë Gurit të Mëngjesit në Shishtavec. Banorët e kësaj zone janë të njohur për mikëpritjet dhe gatimin karakteristik të zonës. Në fund të aktivitetit u ndanë edhe çmimet për fituesit.

s.k/Shqiptarja.com