Nisin kërkimet brenda vendit për Arben Ahmetajn, kontrolle banesash në Tiranë e Durrës! SPAK kërkoi lokalizmin, policia s`ka kthyer përgjigje

Policia ka nisur kërkimet për ekzekutimin e masës së sigurisë arrest me burg të vendosur në mungesë për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për akuzat e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Forcat e rendit kanë kryer sërish kontrolle në adresën e banimit të Ahmetajt, si dhe në shtëpitë e disa të afërmve në Tiranë dhe Durrës. Edhe pikave kufitare në hyrje-daljet e vendit, u është përcjellë urdhërarresti për ish numrin dy të qeverisë.

SPAK mori lejen nga Kuvendi për të nisur procedurën e arrestimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj të premten e 14 korrikut, por dokumenti i vendimit të gjykatës u firmos nga gjyqtari Erion Bani të dielën, dy ditë më vonë. Shkresa iu dorëzua Policisë së Shtetit për ekzekutim pasditen e datës 20 korrik, rreth orës 18:45.

Gjatë këtyre ditëve që SPAK kishte në duar dokumentin e firmosur nga gjykata i kërkoi policisë që të verifikojë nëse Ahmetaj ishte brenda vendit, por Report Tv mëson se deri të enjten (20 korrik) blutë nuk raportuan asgjë në lidhje me një vendndodhje të mundshme të tij brenda territorit të vendit.

Në momentin që policia nuk e gjen Ahmetajn brenda territorit, raportohet në SPAK dhe ky i fundit bën shpalljen e kërkimit ndërkombëtar të Arben Ahmetajt, përmes një procedure të përshpejtuar për shkak të pozicionit të lartë që ka pasur dhe ia depoziton sërish policisë. Kjo e fundit vihet në lëvizje dhe njofton parterët ndërkombëtar të Europol dhe Interpol për lokalizimin dhe arrestimin e tij jashtë vendit.

Më 14 korrik 2023, Parlamenti miratoi me 117 vota pro, kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij. Në datat 15, 16 dhe 17 korrik, prokuroria iu drejtua gjykatës me tri kërkesa, për firmosjen e urdhër arrestit, kryerjen e kontrolleve në 7 banesa dhe sekuestrimin e 6 pasurive në emër të ish-zv.kryeministrit, ish gruas së tij Albina Mançka dhe bashkëjetueses Erjola Hoxha.

Sipas SPAK, Ahmetaj akuzohet se ka përfituar shumën prej prej 170.480-euro në vitet në vitin 2016 dhe 2017, përmes një "shitje" të dy apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2 në Selitë, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj.

Një tjetër përfitim i Ahmetajt, sipas SPAK, ka qenë trualli 521.13 m2 dhe ndërtesa 98 m2 Vila Saphire, në Hamallaj, e përfituar ne vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ahmetaj sipas SPAK, ka përfituar 130 mijë eiro në vitin 2017 dhe 2018, duke mbuluar burimin përkundrejt një "shitje" të një apartamenti me sip 178.68 m2 dhe një garazhi në Selitë, vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar "Integrated Technology Services". Ish.zv kryeministri akuzohet edhe për shumën 140 mijë euro të përfituar në vitin 2018, për një apartamentin 178.68 m2 dhe garazhdin, në Selitë.

Në listën e akuzave, SPAK rendit edhe shumën 34 422 euro të përfituar nga Ahmetaj ne formen e shpenzimeve per pagesa hotelesh apo udhëtimesh, përgjatë periudhës 2013 — 2017, të kryera drejtëpërdrejt nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shtetasin Arben Ahmetaj apo të atërm të tij. Prokuroria thekson se një tjetër shumë, prej mbi 2 milionë lekë, është përfituar nga Ahmetaj në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services" për invesimin e kryer në pasurinë me sipërfaqe 167 m2, në rrugën Reshit Çollaku, në pronësi të ish-zv.

Kryeministrit tashmë në kërkim. Sipas prokurorisë, këto përfitime kanë ardhur si pasojë e inicimit dhe mbështetjes që Ahmetaj u ka dhënë procedurave për përfitimin e incineratorit të Fierit dhe Elbasanit nga biznesmenët që rezultojnë të njohur të tij.

Me kërkesë të SPAK dhe vendim të gjykatës më 18 korrik BKH kontrolloi 7 banesa në Tiranë dhe Durrës në pronësi të Ahmetajt dhe personave të afërt ku gjeti dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Po atë ditë, u zbatua masa e sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 22/07/2023 20:06

    Epo te iki nr2 I shtetit si lepur femrash,kjo eshte per liber gines,nje mortje qe se ha kete surrat majmunit delendisi veten per gjithe jete.

    Përgjigju
  • Dalu: 21/07/2023 18:43

    Ai ndoshta eshte ne karaibe me pasaporte fallco

    Përgjigju
    • Naqi Koka: 21/07/2023 19:44

      Do ket ber dhe ky ndonje martes fiktive me ndonje rumune, si gjith cunat me probleme.

  • Xxxxx: 21/07/2023 14:58

    Ben trimi dil nga vrima ku je futur ..zagar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë