Janë zhvilluar sot 16 ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Në grupin ka spikatur fitorja e thellë ekipit të Skënderbeut me Himarën 10-1.
Partizani pa shumë sforco mundi Ilirinë me rezultatin e pastër 0-3, ndërsa Flamurtari nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 me Kamzën, teksa edhe Elbasani-Shkumbini dhe Veleçiku – Besa përfunduan në barazim.
Grupi B
Kukësi ka treguar ‘dhëmbët’ duke i shënuar plot 4 herë ekipit të Vorës. Ndeshja ka filluar 45 minuta me vonesë për shkak të mungesës së numrit të duhur të forcave të policisë, por krerët e klubit kuksian për të mos prishur atmosferën i kanë kërkuar delegatit të FSHF-së Millan Baci, që ndeshja të luhet.
Tirana nuk ka hasur vështirësi përballë Sopotit duke fituar 0-3. Sfida Sopoti-Tirana u luajt në Cërrik, teksa pjesa e dytë nisi me 30 minuta vonesë për shkak se ambulanca e vetme në qytet u largua drejt një urgjence, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të sfidës.
Mamurrasi nuk i ka bërë ballë Vllaznisë duke humbur 0-2. Dinamo vazhdon që të zhgënjejë duke humbur këtë herë në kupë, jo pak, por 0-4 me Apoloninë. Detyrën kanë bërë dhe Teuta me Pogradecin që kanë fituar me Besëlidhjen dhe Butrintin.
Kupa e Shqipërisë
Grupi A
Himara – Skënderbeu 1-10
Naftëtari – Laçi 0-2
Iliria – Partizani 0-3
Kamza – Flamurtari 0-0
Veleçiku – Besa 0-0
Burreli – Lushnja 0-1
Shkumbini – Elbasani 2-2
Tomori – Tërbuni 1-2
Grupi B
Vora – Kukësi 1-4
Besëlidhja – Teuta 0-2
Sopoti – Tirana 0-3
Mamurrasi – Vllaznia 0-2
Ada – Kastrioti 1-1
Luftëtari – Bylisi 2-1
Dinamo – Apolonia 0-4
Pogradeci – Butrinti 2-0
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com