Nis maratona e leximit në Tiranë
tre ditë me festivalin e letërsisë

Nis maratona e leximit në Tiranë<br />tre ditë me festivalin e letërsisë<br>
Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë do të mbahet në Tiranë për tre ditë me radhe dhe do të zgjas deri më 28 Tetor. Ky festival është konceptuar të mbahet në disa skena kulturore me dashamirës të librit, shkrimtarë e përkthyes të njohur shqiptarë.

Do të lexohen disa nga librat e tyre të preferuar dhe leximi do të shoqërohet me përcjelljen e emocioneve gjatë procesit të të shkruarit.

Jonila Godole, drejtuesja e festivalit pohon se “Maratona e leximit do të përshëndetet nga artistët e personazhet e njohur të ekranit shqiptar. Ata do të japin mesazhet e tyre dhe do të bëjnë thirrje që brezi i ri të lexojë më shumë, në një kohë kur teknologjia ka ndryshuar, jo vetëm mënyrën se si jetojmë dhe punojmë, por edhe se çfarë lexojmë.”

Aktivitetet do të mbahen në kafe-libraritë dhe qendrat kulturore: "Salla gjermane e leximit, Biblioteka Kombëtare", "Friend's Book House", "Hemingway", "Destil", Biblioteka Kamëz, Gjimnazet “Çajupi”, “P. N. Luarasi”, “Sami Frashëri”, e më gjerë.

Sipas organizatorëve “TiranaLexon2017” synon ta kthejë leximin në një ngjarje. Kjo nismë organizohet në bashkëpunim me platformën online Bukinist.al.

“Kush vjen në takimet tona letrare me një libër me vete, kthehet në shtëpi me një libër tjetër dhuratë.”, shprehen organizatorët.

“Tirana Lexon 2017” është një projekt i IDMC-Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë në partneritet me Bashkinë e Tiranës. Aktiviteti i parë është mbajtur sot në Bibliotekën Kombëtare. Ka vijuar me lexime në Bibliotekën e Bathores, dhe në disa kafe librari të kryeqytetit.

Në vijim të festivalit do të prezantohen edhe shkrimtare të njohur botërorë, të cilët pritet të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Ata janë Andrea Grill, Nikola Madzirov, Daniela Danz, Muriel Barbery e të tjerë. Në këtë maratonë leximi përfshihen edhe disa autorë të njohur shqiptarë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari