Nis maratona e Tiranës, Veliaj: Mes vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme

 

Në nisje të Maratonës së Tiranës, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse për të gjithë garuesit. Veliaj tha se në këtë maratonë marrin pjesë edhe 1 mijë veta nga 35 vende të ndryshme të botës, ndërsa në të ka dhe kauza të rëndësishme siç është ajo e refugjatëve.

"Faleminderit që keni mbushur  Tiranën plot me gëzim, falenderoj ata 1 mijë veta që kanë ardhur nga 35 shtete të ndryshme. Ne jemi zyrtarisht të hapur dhe rikthimi i Maratonës pas mungesës dhe është ndoshta shenja më e bukur e një Tiranë që do t'i rikthehet normalitetit dhe jetës aktive. Shumica sot do vrapojnë për qefin  e tyre, ndërkohë që kam një konsideratë të veçantë për një kauz dhe një nga kauzat më të mëdha është "vrapo për refugjatët" , për të treguar se ne jemi një vend i hapur dhe nuk harrojmë nga ku kemi ardhur. Një respekt për këtë kauza jo vetëm për refugjatët që janë strehuar në Shqipëri por në të gjithë vendet. Më vjen shumë mirë që qyteti ynë me 144 nacionalitete të ndryshme është një derë të hapur për të gjithë ata që kanë nevojë. E di që vrapojnë për shumë kauza të tjera. Janë ata që vrapojnë për arsye mjedisore, ata që vrapojnë për sëmundje të ndryshme ose për të adresuar çështje shumë të rëndësishme sociale. Keni gjithë respektin tonë dhe mezi pres që përtej sensibilizimit të Maratonës ne të jemi aleat në gjithë këto kauza të përbashkëta. Shumë faleminderit, fitoftë më i miri por mbi të gjitha të kënaqemi të gjithë”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës 2021, Veliaj: Mes 2500 vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme! Sot garohet për kauza të mëdha si ajo e refugjatëve


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania