Sërish pa dakortësi në mbledhjen e Këshilli Politik/ PS: Sillni draft konkret për listat e hapura! PD: Gjiknuri bojkotoi procesin! Hajdari: Opozita jashtëparlamentare dakord me propozimin tim

TIRANË- Tentativa e opozitës jashtëparlamentare për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike për reformën zgjedhore, veçanërisht listat e hapura dhe koalicionet, nga OSBE-ODIHR, mbeti vetëm në letër. As Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste, dhe as Rudina Hajdari nuk firmosën në Këshillin Politik, një letër që PD kishte përgatitur për t’ia adresuar prezencës së OSBE, bazuar mbi marrëveshjen e 14 janarit, që në mungesë të konsensusit politik sytë do i drejtoheshin ndërkombëtarëve.

Shqetësim i opozitës mbeten koalicionet zgjedhore, që me ndryshimet kushtetuese, rregulli ndryshon me një liste të vetme dhe të përbashkët forcash politike.

“A e pengon mekanizmi në fuqi i koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura? Në rast se legjislacioni miraton listat e hapura dhe mekanizmi ekzistues i koalicioneve zgjedhore si dhe formula e përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionet mbeten kështu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së?”, janë disa nga pyetjet  në letrën e PD.

Por për përfaqësuesin e mazhorancës, Damian Gjiknuri, topi është në fushën e PD-së dhe LSI-së për të sjellë propozimet e tyre konkrete, në kushtet kur në tryezën e zgjedhore janë vetëm drafti i socialistëve dhe i Rudina Hajdarit.

"Nuk mund të firmos letra të njëanshme. Letra juaj, vazhdim i retorikes politike. Nuk keni sjellë asnjë draft e propozim konkret. Nuk po sillni draft, nuk keni reflektuar. ODIHR i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet. Tek ODIHR mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për cështje të administrimit zgjedhor. Tek ODIHR kërkohet opinion për drafte konkrete", tha Gjiknuri.

Për Petrit Vasilin e LSI-së, këto 5 pyetje për OSBE-në, ishin në fakt drafti që mazhoranca kërkon nga opozita jashtëparlamentare.

"Në këtë proces opozita i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes së 14 janarit. Sot PS sërish refuzoi që ti drejtohemi OSBE-ODHIR-it dhe përfaqësuesi i PS-së, bojkotoi mbledhjen e Këshillit, edhe pse ne ishim të gatshëm që të vazhdonim deri në arritjen e një konsensusi. Presim që PS të reflektojë", tha Bylybkbashi.

Rudina Hajdari që ka nisur rrugën drejt partisë së re bashkë me "Nismën Thurje", thotë se e ka edhe opozitën jashtëparlamente në mbështetje të draftit të saj për listat e hapura.

 “Opozita ka mbështetur këtë propozim. Një politikan duhet ta çojë premtimin deri në fund, sa i përket listave të hapura, do ta vazhdoj këtë beteje, nuk do të negociojë nuk do bëjë asnjë marrëveshje në kurriz të shqiptarëve, do të bëjë çdo lloj sakrifice për ta çuar këtë betejë në fund. Do e vazhdojë edhe nëse do ketë nga ata që do të më kërcënojnë e shantazhojnë”, tha ajo.

Deri më tani në tryezën e këshillit politik janë paraqitur dy drafte për hapjen e listave, një nga PS dhe një tjetër draft nga Rudina Hajdari. Formula e PS parashikon hapjen e listave 100%,  por me kusht që kur të bëhet shpërndarja e mandateve të merret në konsideratë lista e kandidatëve e renditur sipas preferencave të kryetarit të Partisë.

Kjo renditje e bërë në rend shifror nga kryetari i Partisë është vështirë që të ndryshojë pasi kandidatët të renditur nga fundi mund të ngrihen në listë vetëm nëse kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madhe sesa mesatarja e partisë që del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara. Ndërsa formula e Rudina Hajdarit parashikon që kandidatët në listë të renditen me rend alfabetik, dhe renditja përfundimtare të vendoset në bazë të votave që secili kandidat ka marrë në bazë të votave parapëlqyese, duke i dhënë kështu, 100 % fuqinë popullit të zgjedhë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij.

Deri më tani, mazhoranca duket e vendosur të respektojë afatin e vendosur nga Kuvendi për të reflektuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor deri në 30 shtator.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
Hajdari: Gjiknuri, Vasili dhe Bylykbashi po luftojnë për interesat e kryetarëve të partive! S'heq dorë nga listat e hapura pavarësisht nga kërcënimet e shantazhet

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari është shprehur se Gjiknuri, Vasili dhe Bylykbashi po luftojnë në Këshill për interesat e kryetarëve të partivë të tyre, teksa tha se do të vazhdojnë betejën për lista 100% të hapura reale siç i quan ajo, pavarësisht kërcënimeve dhe shantazhimeve.

"Në mbledhjen e sotme diskutuam mbi prezantimin që bëra për hapjen e listave reale 100%, një renditje të kandidatëve sipas rendidit alfabetik dhe lista fituese të përcaktohet nga votat e qytetarëve dhe jo të kryetarit që do vendoste sipas propozimeve të PS listën fituese. Opozita jashtëparlamentare ka mbështetur këtë propozim. Ai i qëndron kësaj ideje që propzimi i tyre mbështet listat e hapura ndërkohë që nuk është e vërtetë, kryetari ka  të drejtë të zgjedhe deputet sipas propozimit të PS, po tallen, se po u thonë do ua japim si mundësi, por nuk do e përcaktoni ju se kush do shkoj në Kuvend. Partitë politike të bëjnë ofertën me kandidatët me një rend analfabetik dhe në bazë të votave të zgjedhësve të shikojmë kush merr më shumë vota të shkojnë në parlament. PS vazhdon i mëson të njëjtit propozim, po u hedhin hi syve për t'iu shitur shqiptarëve sapunin për djathë. Nuk duhet të vazhdojmë më me këtë histori. Problemi që kemi në Këshill është që anëtarët cojnë përpara apo luftojnë për interesat e kryetarëve, nuk mund të mund të vijnë në Këshill për të cuar përpara kërkesat e kryetarëve dhe familjes së tyre. Kjo histori ka ardhur koha për t'i dhënë fund. Një politikan duhet ta cojë premtimin deri në fund, sa i përket listave të hapura, do ta vazhdoj këtë beteje, nuk do të negociojë nuk do bëjë asnjë marrëveshje në kurriz të shqipatarvë, do të bëjë cdo lloj sakrifice për ta cuar këtë betejë në fund. Boll m marrëveshje të fshehta pas kurrizit të shqiptarëve dhe interesit të vendit tonë dhe me këto abuzime se po flasim për taksat e shqiptare. Do e vazhdojë edhe nëse do ketë nga ata që do të më kërcënojnë e shantazhijnë. Listat e hapura duhet të jenë 100% dhe shqiptari ta përcaktojë listën fituese. Boll me ato deputet që i servilosen kryetarëve të partisë. Zotohem që si në krye të herë që e kam thënë që listat duhet të hapen 100%, nuk negociojë me asnjë palë deri sa të hapen listat", tha Hajdari.

Ora 14:38
Mbledhja e Këshillit Politik, PD: Gjiknuri bojkotoi takimin, ne jemi të gatshëm për konsensus (VIDEO)

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes, por sipas tyre Gjiknuri bojkotoi mbledhjen.

"Në këtë proces opozita i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes së 14 janarit. Sot PS sërish refuzoi që ti drejtohemi OSBE-ODHIR-it dhe përfaqësuesi i PS-së, bojkotoi mbledhjen e Këshillit, edhe pse ne ishim të gatshëm që të vazhdonim deri në arritjen e një konsensusi. Presim që PS të reflektojë", tha Bylykbashi.

Përsa i përket pretendimeve të Damian Gjiknurit se opozita nuk ka ardhur me propozime konkrete, por bën mjaftohet vetëm me deklaratat nëpër studio, Petrit Vasili tha se drafti ka qenë në tavolinë, por mbledhja është bojkotuar nga Gjiknuri.

"Sot ne vendosëm në tavolinë draftin, qëndrimi i Gjiknurit ishte bojkotimi i plotë. Ai na tha se vetëm pyetjet që bëj unë mund të shkojnë tek OSBE-ODIR dhe jo pyetjet që bën opozita. Siç e patë edhe ju ai e konsideroi  vetëm një këshill konsultativ. Këshilli Politik ka qenë një këshill vendimmarrës, por të tmerruar nga ideja dhe organizimi i zgjedhjeve thonë se këshilli politik është vetëm një këshill konsultativ", deklaroi Vasili.

Ora 14:32
Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Opozita u zgjua dje nga gjumi, sillni draft konkret

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ka thënë se opozita duhet të vijë me propozime konkrete dhe jo me deklarata nëpër studio.

"Për aq kohë sa kemi politike debate nuk mund ti drejtohemi ODIHR. Hajdeni me propozime konkrete. Zonja Hajdari ka një draft, të vijë edhe ata.

Ky këshill është bërë për të diskutuar me opozitën jashtë parlamentare.

Në Këshill duhet të vijnë me propozime dhe jo me studio e deklarata, por të shkruar në letër.

Tentativat përsëriten të njëjtat letra njëherë në shqip e njëherë në anglisht, që bëhen vetëm për të minuar këtë proces. Ne nuk do ta lejojmë këtë, në ditët që mbeten ne jemi të gatshëm 24 orë për propozimet e tyre, si të duan ata. Ne përtej edhe pse kishim rekomandimet ODHIR për çështje konkrete, zgjodhëm të plotësojmë kërkesat e PD. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje dhe ububu ç'qenka kjo gjë e re. Ne kërkojmë që të vijnë me përmbajtje konkrete. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit. Po s'u diskutua këtu, do e diskutojmë në Kuvend, formula jonë është më e mira për hapjen e listave.

Kjo është hapja e listave 100% se zgjedhësit i jepet e drejta të zgjedhë çdo votues. Siguron përfaqësimin e denjë dhe vlerësimin nga ana e popullit të kandidatëve. Ligjet zgjedhore janë politike, çdo parti kur vjen puna për mënyrën se si shpërndahen mandatet nisen nga interesa politike. Nuk po prekim asnjë element nga marrëveshja e 5 qershorit", deklaroi Gjiknuri.

Ora 13:08
Gjiknuri i përgjigjet PD për letrën e ODIHR: Vazhdim i retorikës politike, sillni propozim konkret

Vazhdim i retorikës politike, e ka quajtur përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, letrën që PD do i dërgojë OSBE-ODIHR, për këtë arsye ai ka refuzuar ta firmosë. Gjiknuri vijon të këmbëngul se nuk mund të shkohet te ODIHR pa propozime konkrete.

"Nuk mund të firmos letra të njëanshme. Letra juaj, vazhdim i retorikes politike. Nuk keni sjellë asnjë draft e propozim konkret. Nuk po sillni draft, nuk keni reflektuar. ODIHR i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet. Tek ODIHR mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për cështje të administrimit zgjedhor. Tek ODIHR kërkohet opinion për drafte konkrete", tha Gjiknuri. 

Ora 12:15
PD letër ODIHR: 5 pyetje që duhet të na ktheni një përgjigje sa më shpejt

Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord. Opozita kundërshton propozimin e PS-së dhe ka kërkuar të ruhet mekanizmi ekzistues i "aleancës elektorale" me listat e përbëra dhe formulën e ndarjes së mandateve që është tashmë në fuqi. Sipas tyre, rregullat nuk mund të ndryshohen pasi ka filluar procesi zgjedhor. Ato shprehen se këto propozime nga partia në pushtet po bëhen me qëllim  manipulimin e sistemit në avantazhin e vet.

Deklarata e plotë e PD-së
Më pak se dy muaj pasi ligji i 23 korrikut rikonfirmoi mekanizmin ekzistues të koalicioneve dhe ndarjes së mandateve, partia në pushtet po propozon ta ndryshojë atë. Ajo propozon që në vend të listave të përbëra, koalicionet duhet të paraqesin një "listë të përbashkët" të vetme, e cila më pas do të ndryshonte rrënjësisht rregullat e zgjedhjeve që rregullojnë transformimin e votave në vende. Modeli i listës së përbashkët dhe formula e lidhur me të për ndarjen e mandateve që partia në pushtet propozon, është zbatuar në zgjedhje të mëparshme midis 2000 dhe 2001 në Shqipëri dhe është shfuqizuar me konsensualitet dhe është zëvendësuar në 2003 me modelin ekzistues të listave të përbëra.

Opozita ka kundërshtuar propozimin e partisë në pushtet dhe ka kërkuar të ruhet mekanizmi ekzistues i "aleancës elektorale" me listat e përbëra dhe formulën përkatëse të ndarjes së mandateve që është tashmë në fuqi. Më 6 shtator Presidenti i Republikës ka vendosur që data e përgjithshme e zgjedhjeve është 25 Prill 2021. Si pasojë, procesi zgjedhor ka filluar zyrtarisht dhe partitë politike kanë fituar tashmë të drejtën për t'u regjistruar si subjekte zgjedhore, duke filluar nga 7 shtatori deri në 70 ditë para deri në ditën e zgjedhjeve. Opozita gjykon se rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore midis partive politike kundërshtare si dhe shpërndarjen e mandateve në përputhje me votat përkatëse, nuk mund të ndryshohen pasi ka filluar procesi zgjedhor. Opozita gjykon se veprime të tilla prekin parimet e stabilitetit të ligjit, sigurinë ligjore dhe fushën e barabartë të lojës, të cilat janë vendimtare për të respektura angazhimet e OSBE-së për zgjedhje demokratike. Opozita vlerëson se propozimi i partisë në pushtet për të ndryshuar rregullat diktohet nga interesat e menjëhershme politike të partisë në pushtet dhe ka për qëllim manipulimin e sistemit në avantazhin e vet.

Marrëveshja e 14 Janarit 2020 parashikon që partitë në Këshillin Politik të kërkojnë konsensus për çështjet e reformës zgjedhore dhe në rast se kjo nuk është e mundur, palët do të kërkojnë mendimin e ekspertëve të OSBE / ODIHR. Bazuar në këtë marrëveshje, ne kërkojmë mendimin dhe ndihmën e ekspertëve tuaj për çështjet e mëposhtme:
 1. A janë dispozitat në fuqi të Kodit Zgjedhor në lidhje me mekanizmin e koalicioneve zgjedhore dhe formulën përkatëse për ndarjen e mandateve në përputhje me standardet ndërkombëtare?
2. A e pengon mekanizmi në fuqi i koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura? Në rast se legjislacioni miraton listat e hapura dhe mekanizmi ekzistues i koalicioneve zgjedhore si dhe formula e përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionet mbeten kështu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së?
3. A mund njëra palë të ndryshojë rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, pasi ka filluar procesi zgjedhor, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhorë përpara zgjedhjeve, për cilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?
4. Nëse rregullat ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër zgjedhjeve për t'i dhënë përparësi partisë që ka bërë ndryshimet, a mund të prishin apo të ndikojnë ndryshime të tilla në parimet e stabilitetit të ligjit, sigurinë ligjore dhe fushën e barabartë të lojës, të cilat janë thelbësore për të respektuar angazhimet e OSBE-së për zgjedhje demokratike?
5. Duke pasur parasysh pozicionet e ndryshme, cila do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të dy palët, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera evropiane për zgjedhjet demokratike?

Përgjigja juaj në kohë ndaj çështjeve të mësipërme vlerësohet shumë dhe është shumë e rëndësishme për të adresuar këtë mosmarrëveshje me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme që do të krijonte një klimë besimi të qytetarëve në një proces zgjedhor demokratik".

 

Letra drejtuar OSBE/ODIHR
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/09/2020 01:56

    Propozimi I Rudines eshte me I miri!Valle ,a e kupton PS qe lista e kryetarit eshte gabim.Ta zeme se Basha ben listen me Berishen ne krye,a e imagjinoni qe kur te votojne fanatiket e PD t'i japin me shume vota te fundit te listes dhe me pak Berishes?Po te behet drafti I PS Salen e keni aty pergjithemone.Gjithashtu jam O.K. qe te mos kete koalicione para-zgjedhore,dhe qe listat te jene ne rend alfabetik.

    Përgjigju
  • BENI: 22/09/2020 17:36

    PRANDAJ NUK PO **ISJA NE BANJO UNE SOT,,,,,,SE NUK PASKAN RENE DAKORT KETA,,,C'NA BETE MOR TE PAUDHE,,,SA ME SHPEJT TE MERRENI VESH NDRYSHE NUK DAL DOT NGA BANJO,,,OOOOOO,,,C'FARE SIKLETI me zuri tani ,,pa,pa,po,pa,pa,....

    Përgjigju
  • LORA: 22/09/2020 15:23

    PD eshte ne kerkim dhe sajim te alibive,,,, po PS-ja edhe sa do pranoje te terhiqet zvarre prej babaleve te vetdjegun?!

    Përgjigju
  • Shpellari: 22/09/2020 13:51

    Akoma me lojrat e ktyre do merreni ju lerini mo si mut ne djell te thahen se vet moren rruget tani duan te imponohen

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 22/09/2020 14:11

      Keqardhje per ty o Shpellar qe ben ndarje ne "keta" dhe "ata",kur ne fakt jane nje e te pandare, vrases,kriminele,te KORRUPTUAR 100 karat. Jane qente e senjejtes bushter,qe nuk i eshte thare shtrati i vezeve.Mjer ky popull qe akona ky popull nuk e merr vesh peshen e gurit ne qafe per vete dhe PASARDHESIT.KLANSEKTI PS,PD,LSI NUK DO TA LESHOJ PUSHTETIN....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja