TIRANE - 1 vit nga arrestimi i pilotit italian Giorgo Riformato të përfshirë në trafikun e narkotikëve nga ajri dhe rrëzimit të avionit të tij në plazhin e Divjakës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka hapur procesin gjyqësorë me 7 të pandehur nën akuzën e trafikut të narkotikëve në bashkëpunim.

Në apelin e bërë nga gjykatësi Luan Hasneziri dy nga 7 të pandehurit kanë munguar çka është bërë shkak për shtyrjen e procesit në 17 qershor ora 9 ku do të rinjoftohen Orgest Bilbili dhe Kristian Demce.

Në operacionin e zhvilluar në Divjakë polica arriti të sekuestroj dhe 340 kg kanabis sativa të paketuar dhe e destinuar të trafikohej me avion drejt Italisë.



(v.gj/shqiptarja.com)