Nis muaji i Ramazanit, Meta: Këtë vit jemi bashkë shpirtërisht por jo fizikisht, ditë më të mira do vijnë

Nis muaji i Ramazanit, Meta: Këtë vit jemi bashkë shpirtërisht por jo fizikisht, ditë më të mira do vijnë

Presidenti i vendit Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale duke uruar nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruara të gjithë besimtarët myslimanë thekson se për shkak të koronavirusit, sot dhe pse jo fizikisht të gjitha jemi bashkë shpitërisht. Meta thekson se ditë më të mira do të vijnë,

“Sot është dita e parë e agjërimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Iftari, që tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, këtë vit për shkak të situatës na ka kushtëzuar të jemi bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht. Bashkoj lutjet e mia me të gjithë shqiptarët dhe në veçanti me besimtarët myslimanë kudo ndodhen, me bindjen se ditë më të mira patjetër do të vijnë. "Pas vështirësisë vjen lehtësimi" Kuran,” përfundon mesazhin e tij presidenti i vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë