‘Nata e Bardhë’ në Tiranë / Aurela Gaçe, Elhaida Dani e Vesa Luma 'ndezin' Sheshin Skënderbej

Mbrëmja e sotme në kryeqytet ka qënë më e zjarrtë se kurrë. Nën organizimin e Bashkisë Tiranë u zhvillua “Nata e Bardhë” një traditë për të gjithë kryeqytetasit të cilët nën ritmet e muzikës shqiptare do të festojnë sot festat e 28-29 nëntorit.

Koncerti u zhvillua në Sheshin Skënderbej, ndërkohë që këngëtaret Aurela Gaçe, Elhaida Dani dhe Vesa Luma janë supriza e mbrëmjes së sotme.

Në skenë është ngjitur edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Ndërkohë që kjo mbrëmje do të jetë e 'bardhë' edhe në Bunk’Art. Bunk’Art do të jetë hapur përgjatë gjithë natës për t’u vizituar nga të gjithë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion