Nis ndërtimi i maternitetit të ri dhe rehabilitimi i spitalit në Kukës, Manastirliu: Investimi i parë madhor pas disa dekadash

Ka nisur puna për ndërtimin e maternitetit dhe spitalit të ri të urgjencës dhe kirurgjisë në spitalin rajonal të Kukësit.

 Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rehabilitimin e kompleksit spitalor, që do të marrë një investim prej 3 milion eurosh.

Jam shumë e kënaqur që punimet po ecin me ritme të shpejta për rehabilitimin e plotë të spitalit të Kukësit, faza e parë e të cilit ka nisur me ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës, që përfshin dhe sallat e reja të operacionit si dhe maternitetin e ri të Kukësit” tha Manastirliu.

Duke deklaruar se ky është investimi i parë madhor pas disa dekadash, Manastirliu tha se me përfundimin e të gjithë projektit të kompleksit të ri spitalor, spitali rajonal i Kukësit do të jetë një model i spitaleve rajonale me standardet më të mira të shërbimit shëndetësor.

Gjatë inspektimit të punimeve në spitalin e Kukësit, Ministrja Manastirliu theksoi se është përmirësuar shërbimi i specializuar për banorët e qarkut të Kukësit, me ardhjen e mjekëve të rinj.

Kur erdhëm një vit më parë në Kukës, promovuam programin e patronazhit dhe bonusit, ku mjekët specialistë nga spitalet e Tiranës vinin për të dhënë shërbim në ditë të caktuara. Sot nëntë mjekë të rinj specialistë në shërbime si gjinekologjia, anestezia, kirurgjia, nefrologjia, gastrohepatologjia, etj, janë pjesë e spitalit të Kukësit, duke ofruar shërbime cilësore, afër vendbanimit”, tha Manastirliu.

Faza e parë e punimeve që do të përfundojë brenda vitit përfshin ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës dhe sallat e operacionit të spitalit.

Me këtë investim transformues, që në fazën e parë, përfundon edhe materniteti i ri të qytetit, me 43 shtretër, me aparatura të teknologjisë së lartë, i cili do të jetë pjesë e kompleksit spitalor, për të garantuar që nënat dhe fëmijët të marrin shërbimin shëndetësor me standardin më të mirë, afër vendbanimit. Do të vijohet në fazën e dytë me rehabilitimin e të gjithë pavioneve të spitalit të Kukësit, për të patur një kompleks spitalor modern për banorët e kësaj zone.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore