Të hënën mediat në Spanjë, por edhe skperiti i merkatos Fabrizio Romano, njoftuan me siguri të plotë se ‘Special 1’ ka firmosur për dy vite me Real Madrid. Portugezi do të marrë drejtimin e ekipit javën e ardhshme, pasi të shtunën të jetë luajtur ndeshja e fundit në La Liga e ‘galaktikëve’.
Të reja në aspektin drejtues ka edhe te rivalët e mëdhenj të Real Madridit, Barcelona. Klubi katalanas njoftoi se ka rinovuar kontratën me trajnerin Hansi Flick. Gjermani ka firmosur kontratën e re me katalanasit deri në 2028 me opsionin për ta zgjatur edhe një vit. Në dy sezone te Barcelona Flick ka fituar të 2 kampionatet në La Liga.
Komente





