Nis ndërtimi i Pallatit të ri të Sportit
në Pukë, 500-vendësh dhe cilëso

Nis ndërtimi i Pallatit të ri të Sportit<br />në Pukë, 500-vendësh dhe cilëso
Puka është duke ndryshuar dita-ditës, ndërsa risia më e fundit është nisja e ndërtimit të Pallatit të ri të Sportit.

Kapaciteti i tij do të jetë 500 vende të ulura me të gjithë impiantin e ngrohjes dhe ftohjes, parketin cilësor, që do të jetë një nxitje për të rinjtë e këtij qyteti për t’u marrë me sport.
 
Mundja e traditës, volejbolli dhe basketbolli, kikboksi, pingpongu, shahu e bilardo shumë shpejt do t’ia ndryshojnë pamjen Pukës, ndërsa kryebashkiaku Gjon Gjonaj ka premtuar dhe ndërtimin e aneksit stërvitor në mënyrë që futbolli të stërvitet jo më në Tiranë, por në Pukë.
 
“Një mirënjohje për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për këtë kontribut, sepse unë i'a kisha premtuar qytetarëve të mi ndërtimin e këtij Pallati Sporti,- thotë kryebashkiaku. Puka është qytet i vogël, por dashamirës me sportin. Dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’i shkëputur të rinjtë nga alkooli dhe droga.”
 

Kështu, Puka do të jetë së shpejti, qyteti i rradhës me një pallat sporti të denjë për të zhvilluar aktivitet kombëtare pse jo edhe ndërkombëtare.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve