Nis ndërtimi i rrugës 'Shefqet Kuka'
Veliaj:Ky investim,premtim i mbajtu

Një tjetër lagje në kryeqytet do të ketë shumë shpejt një infrastrukturë më të mirë rrugore. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për rikonstruksionin e bllokut të banimit dhe asfaltimin e rrugës “Shefqet Kuka”, si dhe rrugëve lidhëse në Njësinë 4, në të cilën nuk është vënë dorë prej vitesh, duke u kthyer në një shqetësim të madh për banorët e zonës.

Nisja e punimeve u inspektua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, i cili tha se ky investim është një tjetër premtim i mbajtur. Veliaj shtoi se ky projekt është tregues i faktit se Bashkia e Tiranës trajton me të njëjtin standard dhe prioritet si qendrën ashtu edhe periferinë e kryeqytetit.

“Më vjen shumë mirë sot që kthehemi për të mbajtur një premtim që dhamë në fushatë. Nuk besoj se në këtë një vit e gjysmë pune, por edhe gjatë fushatës, të kemi pasur më shumë ankesa dhe kërkesa për ndërhyrje se sa për këtë rrugë që njihet si rruga e Fizikës Bërthamore, ose Rr. "Shefqet Kuka". Jam këtu për ta mbajtur atë premtim dhe për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve: urbanizimin e lagjes. Kjo është një lagje kryesisht e re, me banorët të ardhur pas viteve ‘90. Në hartat e vjetra të Tiranës ka qenë një zonë totalisht rurale, por realiteti ka ndryshuar; ka ardhur koha që t’i përgjigjemi realitetit që shohim në terren, jo realitetit që ka ngelur nëpër hartat dhe planet e viteve ‘80-‘90”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai nënvizoi se kjo rrugë do i shërbejë mijëra banorëve dhe se, ashtu si në çdo vend tjetër ku ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës, do të rrisë vlerën e pronave të banorëve të zonës. “Sot po ndërhyjmë në aksin kryesor të rrugës, që është vena kryesore e qarkullimit në këtë zonë, e cila u shërben mijëra familjeve, sidomos fëmijëve që shkojnë në shkolla, atyre që shkojnë në punë, ia shtojnë jashtëzakonisht vlerën zonës, si për pallatet që janë të reja, si për shtëpitë private, apo ato që presin të zhvillohen”, theksoi Veliaj. Që investimi të ketë vërtet të gjitha standardet e kërkuara, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se nevojitet edhe bashkëpunimi i banorëve të zonës, të cilët duhet të tërheqin muret dhe gardhet e tyre rrethuese për të krijuar mundësinë e zgjerimit të rrugës dhe trotuareve.

“Që investimet të kenë duk, duhet edhe pak bashkëpunim nga qytetarët. Instituti i Fizikës Bërthamore do ta heqë murin e vet për t’i hapur rrugë një trotuari, ku njerëzit kalojnë. Këtë kërkojmë edhe nga qytetarët, që të tërhiqen për pak më shumë ahpësirë. Besoj se kur shteti drejton vetë me shembull, mund t'ia kërkojë këtë shembull edhe qytetarëve. Unë e mbajta premtimin, ndaj dua që edhe qytetarët që ma kanë kërkuar këtë investim të mbajnë edhe ata premtimin. Premtimi i tyre ka qenë që do të tërhiqen nga muret për të krijuar pak hapësirë, mjaftueshëm sa që fëmijët, të moshuarit, ata që janë me karrocë apo me aftësi të kufizuara, të kenë mundësi të lëvizin lirshëm. Nëse të dyja palët e mbajnë premtimin, siç po e mban Bashkia, do të kemi qytetin e ëndrrave tona”, shtoi Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë investim të ri dhe vëmendjen që ka treguar për gjithë Njësinë 4. “Jam shumë e lumtur që jemi në fazën e inspektimit të punimeve për të parë se si do të rikualifikohet e gjithë rruga, më pas duke vazhduar edhe në zona të tjera, me blloqe të tëra, për ta rikthyer këtë zonë në normalitet”, tha Gjylameti.

Rruga “Shefqet Kuka” ndodhet në Njësinë Administrative nr. 4, një zonë ku dominojnë ndërtimet e pas viteve 1990, kryesisht shtëpi 1-3 kate dhe pallate 7-8 kate. Punimet parashikojnë ndërhyrje në gjitha nënshtresat dhe asfaltim të rrugës, ndërtim bordurash dhe trotuaresh. Gjithashtu, punimet do të përfshijnë rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin rrugor, sinjalistikë rrugore dhe shtrirjen e linjave rezervë elektro-telefonike.

[gallery]19435[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen