Nis nga Paskuqani me Njësitë e Lëvizshme, Manastirliu: Vaksinim derë me derë për të mbrojtur sa më shumë qytetarë kundër COVID-19

Nis nga Paskuqani me Njësitë e Lëvizshme, Manastirliu: Vaksinim derë me derë për të mbrojtur sa më shumë qytetarë kundër COVID-19

Një qytetare duke u vaksinuar kundër COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se prej ditës së sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID me njësitë e lëvizshme.

Vaksinimi në komunitet filloi sot nga Paskuqani, në periferi të Tiranës dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

Ajo u shpreh se kjo do të jetë një mënyrë efektive, pjesë e planit masiv të vaksinimit, për t’i dhënë mundësinë çdo qytetari të vaksinohet pranë vendbanimit të tij.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,016,554 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 431,722 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Lidhur me nisjen e vaksinimit derë më derë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se kjo nisëm vjen me qëllim lehtësimin e procesit të vaksinimit për qytetarët.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë