Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Elbasanit, ku PS shënon një fitore të thellë me  60.48% të votave (79,799 vota), një rezultat që e konsolidon Elbasanin si një ndër bastionet më të forta të mazhorancës në këto zgjedhje. PS siguron 10 mandate, dy më shumë nga viti 2021.

Koalicioni PD-ASHM renditet në vend të dytë me 29.49% (38,905 vota), një diferencë e thellë prej mbi 30 pikësh përqindje me PS-në. PD ka shënuar një rënie prej 12.5% nga viti 2021. Ka humbur gjithashtu edhe 2 mandate nga 6 që kishte katër vite më parë. 

Sa i përket forcave të tjera, kanë marrë rezultate modeste dhe nuk arrijnë që të sigurojnë mandat në këtë qark. 

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 3.45% (4,552 vota)
Partia Mundësia – 2.09% (2,761 vota)
Partia Koalicioni Euroatlantik – 1.69% (2,234 vota)
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1.32% (1,741 vota)
Lëvizja Bashkë – 0.88% (1,157 vota)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.27%
Lëvizja Atdheu, Aleanca Demokratike e Re dhe Aleanca Kombëtare Shqiptare kanë marrë më pak se 0.2% secila.

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Elbasan


Lajmi kryesor:

Mbyllet numërimi i votave brenda vendit, vijon për diasporën/ Rama fitore me 83 mandate, PS 290 mijë vota para PD! Opozita e Berishës fundoset në 50 deputetë, 13 më pak se në 2021