Nis pelegrinazhi i Haxhit  
1.5 milionë besimtarë në Mekë 

Nis pelegrinazhi i Haxhit  <br />1.5 milionë besimtarë në Mekë 
Më shumë se 1.5 milionë besimtarë nga e gjithë bota janë mbledhur në Mekë për të marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit një ritual i përvitshëm i kalendarit islam i cili shënon një nga 5 shtyllat e fesë islame dhe është një nga tubimet fetare më të mëdha në botë.

Duke patur parasysh ngjarjet e përgjakshme të viteve të mëparshme pelegrinazhi po zhvillohet në kushte të rrepta sigurie. Kujtojmë se vitin e kaluar humbën jetën më shumë se 2000 persona. 

E veçanta e pelegrinazhit për këtë vit është fakti se shumë prej besimtarëve iranianë do të mungojnë në ritual pasi pak ditë më parë Arabia Saudite i ndaloi pjesëmarrjen për shkak të tensioneve politike mes Riadit dhe Teheranit. Irani beson se Arabia Saudite nuk është duke bërë aq sa duhet për sigurinë e pelegriansve ndërsa kjo e fundit akuzon Iranin se bën kërkesa të paarsyeshme.

Në janar 2016 Riadi i dha fund edhe marrëdhënieve diplomatike me Teheranin, ky vendim erdhi pas sulmit në ambasadën e kryeqytetit arabik.

Kujtojmë se për 14 shekuj me rradhë muslimanët nga e gjithë bota mblidhen në Mekë për të ndjekur shembullin e Profetit të tyre Muhamed. E shtuna është dita e parë e Haxhit kur besimtarët i japin ujë kafshëve dhe rimbushin rezervat e ujit. Ndërsa dita e dielë konsiderohet si pika kulmore e pelegrinazhit, kur besimtarët i drejtohen malit Arafat.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri