Nis plazhi në Durrës dhe Vlorë, popullohet bregdeti! Fluks në Morinë, shqiptarët nga Kosova dynden drejt qyteteve bregdetare

Fëmijë e të rinj provuan të parët detin për këtë vit, edhe pse uji është ende i freskët. Plazhi ka nisur për durrsakët, para se sezoni të hapet zyrtarisht.

Në zonën e njohur si plazhi “hekurudha”, Report Tv xhiroi mesditën e së shtunës pushues që shfrytëzojnë hapësirën e lirë të rërës, pasi çadrat e shezlongët ende nuk janë vendosur.

Bregdeti këtë të shtunë është i populluar dhe në Vlorë. Ditët e ngrohta të Majit po i shfrytëzojnë për plazh turistët vendas e të huaj.

“Jemi nga Sllovakia kemi ardhur për South Outdoor Festival dhe me këtë rast po bëjnë disa ditë plazh. Shumë bukur në Vlorë, po kënaqemi…”, tha një i ri.

“Po jemi grup që kemi ardhur bashkë nga Sllovakia... po e shijojmë shumë, është i mrekullueshëm bregdeti juaj”, u shpreh një turiste.

Drejt Vlorës dhe Durrësit u drejtuan që në orët e para të mëngjesit edhe qytetarët e Kosovës. Fluks i lartë i automjeteve dhe autobusëve të agjencive turistike u shënua në doganën e Morinës.

“Këtë vit synohet qe numri i pushuesve nga Kosova ne Shqipëri te shkoje ne 40 deri 45 % nga 35 qe ishte vitin e kaluar, ndaj dhe prenotimet kane nisur prej kohesh qofte nga qytetarët Kosovës por edhe diaspora”, tha Rruzhdi Kurtishaj agjent turistik.

Vetëm mëngjesin e së shtunës në Morinë kanë hyrë më shume se 6 mije qytetare te Kosovës.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja