E këtë kohë me diell vlonjatët nuk e kanë shfrytëzuar vetëm për shëtitje buzë detit. Disa qytetarë mesa duket nuk i kanë rezistuar dallgëve e janë futur në det, duke e festuar më së miri ardhjen e pranverës.
Një shëtitje në lungomare, një kafe buzë lokaleve të shumta përgjatë bregdetit por edhe foto të shumta, është ajo çfarë kanë preferuar qytetarët e tjerë të bëjnë sot në Vlorë. Dielli i ngrohtë i ka ndihmuar të kalojnë një të diel ndryshe.
Qytetarë të shumtë kanë preferuar të shijojnë në maksimum gjithçka ka ofruar kjo ditë e bukur me diell. Por janë edhe disa të tjerë, që veç shëtitjes apo shijimit të një kafeje, kërkojnë edhe ndonjë aktivitet më shumë.
Dielli dhe deti i ofruan vlonjatëve një fundjavë të këndshme pas ditëve të shumta me temperatura të ulëta.