E pazakontë/ 10 drejtorët e FSDKSH në 5 vite, emrat që u emëruan dhe u zëvendësuan nga Astrit Beci tek Elisa Berziu

E pazakontë/ 10 drejtorët e FSDKSH në 5 vite, emrat që u emëruan dhe u zëvendësuan nga Astrit Beci tek Elisa Berziu

FSDKSH dhe drejtoresha e re Elisa Berziu

Nga dje Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka një drejtuese të re, Elisa Berziu, e cila ka zëvendësuar në këtë post Rudina Degjoni. Elisa Berziu, e cila ka mbajtur pozicionin e koordinatores së Platformës se Bashkëqeverisjes në Kryeministri, është drejtoresha e 10 e FSDKSH gjatë pesë viteve të fundit. Në vitin 2015 u larguar Astrit Beci, i cili ishte emëruar në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, në vitin 2013.

Në vend të Astrit Becit u emëruar Milva Ekonomi, e cila vinte jashtë fushës së mjekësisë. Ekonomi u emëruar në qershor të vitit 2015 dhe u larguar në dhjetor të po atij vitit. Në 29 dhjetor të 2019, Këshilli Administrativ i FSDKSH, emëroi në krye të FSDKSH, Vjollca Brahon, eksperte kontabël, ndërsa ishte pjesë e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Zonja Braho qëndroi në detyrë deri në tetor të 2016.

Pas largimit të zonjës Braho, në vend të saj u emërua Erion Manohasa në datën 21 tetor 2016. Erion Manohasa u pezullua dhe më pas u shkarkuar nga detyra në prill të 2017, ndërsa u akuza për shpërdorim detyre. Më pas Manohasa u emëruar në krye të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave, pasi çështja e tij u pushua. Ai dha dorëheqjen pas 24 orësh nga ky post. Ndërsa në krye të FSDKSH vijonin lëvizjet. Në vend të Erion Manohasa u emëruar Alketa Hila, e cila qëndroi në detyrë deri në maj të 2017.

Në vend të saj u emërua Eduard Ahmeti, i cili u largua në shtator të 2018. Ahmeti më vonë u emëruar Drejtor i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Në vend të tij, në shtator 2018, u emërua drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FSDKSH) Anila Denaj. Zonja Denaj qëndroi vetëm disa muaj në këtë detyrë pasi janar të 2019 u emërua ministre e Financave dhe Ekonomisë. Në vend të Denajt u emërua Adela Xhemali, e cila më pas u zëvendësua nga Rudina Degjoni, e cila dha dorëheqjen dhe u zëvendësua me Elisa Berziu. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jetmir: 09/09/2020 12:22

    Ngaqe eshte thesi me i madh me para ne vend. Dhe nga ku vidhen me shume para sipas idese Beqaj me mentor shokun Gjinushi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën