Parku Fotovoltaik/ Rama: Do jetë një transformim historik që jetëson vizionin tonë për Shqipërinë e 2030! Së shpejti hapet gara për portin e ri të mallrave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Kryeministri, ku është prezantuar gara ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të energjisë diellore, me Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit, ku së shpejti do të hapet edhe gara ndërkombëtare për portin e ri të mallrave dhe zonën ekonomike.

Gjatë fjalës së tij Rama ka thënë se ky projekt do të jetë mozaiku që jetëson vizionin për Durrësin e 2030, ndërsa ka shpresuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

"Me ndihmën e Zotit shpresoj të jemi këtu për të nisur edhe për të folur sërish për portin e Vlorës. Dua tu them të gjithëve që puna nuk nis vetëm kur del në televizor, por kur hapen kantierët. Me ndihmën e Zotit shpresoj që gjithçka të na shkojë siç kemi planifikuar sepse herë-herë kemi pasur disa zhgënjime në anulime planesh për shkak të epidemisë. Në  një kohë kur e gjithë bota ka një shqetësim të jashtëzakonshëm lidhur me burimet e energjisë dhe domosdoshmërinë për diversifikimin e saj.

Kjo lidhet me zhvillimin e një zone që ka një gravitet strategjik për ekonominë. Ky është pjesë e një mozaiku që jetëson vizionin tonë për durrësin e 2030 dhe patjetër edhe vizionin tonë për Shqipërinë e 2030. Ne në këtë zonë e cila prej shumë e shumë vitesh ka qenë një zonë e parë si një periferi kur ka pasur hapësirë vetëm për ndërtime kaotike. Me këtë park bëjmë vetëm hapin e parë sepse kjo do të shoqërohet me një sërë hapash të tjerë, nga lagjia e re e rindërtimit.

Për ti hapur rugë portit të madh që do ti japë Durrësit magnetin e fuqishëm jo vetëm për të tërhequr më shumë turistë por për të krijuar një katergori për turizmin siç është ai elitar. Bashkë me këto zhvillime është edhe zona e re ekonomike, është synuar herë pas here të shkojë përpara. Edhe ne kemi bërë në të shkuarën 2 ose 3 hapa për të shkuar përpara por skemi pasur mundësi për disa çështje që sështë momenti për ti shtjelluar.

Kjo periudhë e pandemisë ka frenuar shumë procese në të gjithë botën jo vetëm këtu. Në këtë mozaik, ne besojmë që është vërtet, themelore, vendosja e gurit të këtij parku fotovoltaik i cili  vjen pas suksesit jo të vogël të arritur me ankandin e karavastasë. Së shpejti hapet gara për portin e ri të mallrave. Parku do krijojë një hapësirë të re për të gjithë, dhe do të jetë një transformim historik nga plaga e tmerrshme", tha ai.


Lajmi kryesor:

Nis gara ndërkombëtare për Parkun Fotovoltaik të Spitallës, i dyti pas Karavastasë/ Rama: Transformim historik! Balluku: Shpallim në mars fituesin (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?