Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë farmaceutike “AstraZeneca”, Pascal Soriot ka deklaruar se ka filluar prodhimi industrial i vaksinës anti Covid paralelisht me fazën e provave klinike, edhe pse ekziston rreziku financiar, por kjo, sipas tij, është mënyra e vetme për të qenë gati për të nisur me shpërndarjen e saj në muajin tetor.
Ai tha gjithashtu se do të jenë gati miliona doza të gatshme brenda këtij viti, nga të cilat 300 milionë do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara, 100 milionë në Mbretërinë e Bashkuar dhe miliona të tjerë në Europë dhe pjesën tjetër të botës, teksa kompania kohët e fundit ka dyfishuar kapacitetet prodhuese në 2 miliardë doza.
Duke folur për BBC-në, Soriot tha se ‘AstraZeneca’ nuk kërkon të fitojë nga prodhimi i vaksinës gjatë pandemisë dhe se kompania ka pranuar të furnizojë me gjysmën e dozave, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Para tre ditësh, Ministrat e Shëndetësisë së Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Holandës nënshkruan një kontratë me ‘Astra Zeneca’ për furnizimin e deri në 400 milion doza vaksine "të destinuara për tërë popullatën evropiane" deri në fund të vitit, dhe një tjetër marrëveshje prej 750 dhe 595 milionë $ me dy organizata shëndetësore të mbështetur nga Bill dhe Melinda Gates, përkundër egos së disa vendeve të cilat po përpiqen të kenë vaksinën ekskluzivisht për vete.
Paralelisht me aleancën e katër shteteve, gjithashtu ministrat e shëndetësisë të BE-së i dhanë dritën jeshile planit të Komisionit Europian për të përdorur një fond emergjence prej 2.7 miliardë eurosh për të blerë para kohe vaksinat më premtuese që janë në zhvillim. Midis këtyre është edhe vaksina prodhim ‘AstraZeneca’, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë italiane Irbm Pomesia në Romë.
Megjithatë Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Shkencore në Francë, virologu Yves Gaudin, duke frenuar entuziazmin, u shpreh se stina e verës është ajo që do tregojë efikasitetin e vaksinës.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali, qendrat mbeten bosh, largohen 50 agjentët e parë! Do rimodelohet struktura
13 Nëntor, 07:51
-
Marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë, Meloni: Hera e parë që kam marrë kërcënime nga trafikantët! Çelësi për bllokimin e migracionit të parregullt
31 Tetor, 19:55
-
Itali/ Shqiptari shpëton një grua në rrugë nga dhuna e ish-it! Gjykata e vlerëson për aktin e guximshëm, arrestohet 56-vjeçari
25 Tetor, 15:55
-
Itali/ Në karrocë invalidi dhe me arrest shtëpie, por 39-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! I gjenden një thikë, euro dhe drogë
24 Tetor, 13:01
-
Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Meloni nuk tërhiqet, lançon dekretin e Shqipërisë, një sfidë për gjyqtarët dhe BE-në për emigrantët
21 Tetor, 07:56
-
Itali/ Pastronte paratë e grupit “Çopja”, arrestohet në Romë për ekstradim i kërkuari Klajdi Merkaj! Detajet e dosjes
17 Tetor, 11:41
-
U arratis nga burgu në Itali më 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar me 7 emra! Po udhëtonte nga Spanja
8 Tetor, 21:50
-
Lufta Izrael-Hezbollah/ Frikë, emocione dhe trishtim për ata që lanë pas, kthehen në Romë me çarter 178 italianë të riatdhesuar nga Bejruti
4 Tetor, 08:52
-
Itali/ Armë, drogë dhe vjedhje, 40-vjeçari shqiptar kapet i fshehur në lagjen e Romës, ja çfarë iu sekuestrua
27 Shtator, 15:43
-
VIDEO/ Stuhi të dhunshme gjatë natës, qiell i nxirë, bubullima që buçasin dhe përmbytje! Mot apokaliptik mbi Romë, qyteti noton në ujë
9 Shtator, 09:38
-
EMRAT + FOTOT/ Shkaktoi aksidentin ku vdiq gruaja dhe u plagos djali i porsalindur në Itali, arrestohet shqiptari! 22-vjeçari rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit
1 Shtator, 16:21
-
Itali/ Po trafikonin drejt Romës 3 kg kokainë “Gamel”, arrestohen 2 korrierët shqiptarë! Motori i mjetit i tradhtoi, sekuestrohen dhe 50 mijë euro cash
30 Gusht, 08:07