Nis Programi i Shkëmbimit të Nxënësve mes Gjimnazeve të Shqipërisë dhe Kosovës

Nis Programi i Shkëmbimit të Nxënësve mes Gjimnazeve të Shqipërisë dhe Kosovës

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës kanë nisur një program shkëmbimi të gjimnazistëve, me afat 2 javor. Nga ky program përfitojnë 60 studentë (klasat 10 dhe 11) dhe qëllimi i tij është njohja më nga afër me historinë dhe kulturën e vendit mikpritës, duke prekur realitete të reja brenda sistemeve arsimore përkatëse.

Në këtë kuadër, Ministrja Shahini ka mikpritur dje grupin e gjimnazistëve nga Kosova në një ceremoni pranë ambienteve të MASR, e cila ka theksuar rëndësinë e këtij programi dhe e ka nënvizuar atë si mënyrën më të mirë të nxënësve për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar miqësi mes të rinjve të Kosovës e Shqipërisë që do t’i qëndrojë gjithmonë distancave dhe kohës.

Dje erdhën në Shqipëri 60 nxënësit e parë nga Kosova, të cilët do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan e Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet tona. Javës tjetër, bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë në familjet respektive. Përveçse do të mësojnë bashkë, nxënësit do të kenë një agjendë të ngjeshur me ekskursione, vizita në muze dhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Në lidhje me përzgjedhjen e gjimnazeve pjesëmarrëse të cilat u bënë pjesë e këtij programi, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) e ka realizuar atë në bazë të rankimit të kartës së performancës nga ana e çdo Drejtorie Arsimore Rajonale (DAR).

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës