Tiranë, 15 Nëntor / ATSH/ - Muzeu Historik Kombëtar u vizitua sot nga nxënësit e shkollës jopublike "Don Bosko" në Tiranë.
Ndryshe nga aktivitetet e tjera që janë realizuar në muze, këta nxënës ishin pjesë e një projekti të ri, që quhet "Arkeologu i vogël".
Ky projekt ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç.
Përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit do i japi mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri.
Pasi bënë guidën e tyre në Pavionin e Lashtësisë, nxënësit u drejtuan tek një ambient tjetër, ku realizuan gërmimet e improvizuara për të gjetur objektet e fshehura. Ky projekt do të jetë tashmë pjesë e aktiviteteve të Muzeut Historik Kombëtar.
/k.m//a.ke/









