Nga sheshi "Skënderbej" nisi edhe kësaj radhe protesta e 32-të radhazi në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe aktorëve kryesorë politikë të kohës. Pas mbledhjes në sheshin qëndror të kryeqytetit, protestuesit u zhvendosen para Kryeministrisë, ku riktheksuan kërkesat drejtuar Ramës.
“Krahas aksionit të ditës së sotme, ne vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur në pesë kërkesat, të cilat janë artikuluar përgjatë 32 ditëve të kësaj proteste historike, ku kërkesa e parë, kryesore dhe e panegociueshme është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Rama dhe e qeverisë së tij. Këto kërkesa nuk janë formuluar në broshura apo statute, por janë artikuluar dhe formuluar në këtë shesh nga të gjithë ne”, tha një qytetar.
Pesë kërkesat drejtuar qeverisë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:
* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.
Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:
* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.
* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.
* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.
* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, janë kërkesat.
lajm në përditësim...

Edhe në protetsën e 32-të që po zvillohet në Tiranë, protestuesit kërkuan zbatimin e 5 kërjesave drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit kërkohet dorëheqja e parevokueshme.
“Krahas aksionit të ditës së sotme, ne vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur në pesë kërkesat, të cilat janë artikuluar përgjatë 32 ditëve të kësaj proteste historike, ku kërkesa e parë, kryesore dhe e panegociueshme është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Rama dhe e qeverisë së tij. Këto kërkesa nuk janë formuluar në broshura apo statute, por janë artikuluar dhe formuluar në këtë shesh nga të gjithë ne”, tha një qytetar.
Në ditën e 32-të të protestës, një nga protestuesit kërkoi sërish dorëheqjen e Ramës dhe Berishës nga ana tjetër.
“Nga ky shesh mund të them se jeni motor i lëvizjes së fundit. Bëtë atë që opozita nuk e bëri opër 36-vjet. Kush e beson që armiku i këtij që kemi pas është administrate. Armiku i gjithë Shqipërisë quhet Edi Rama bashkë me të gjithë ata politikanët e tjerë. Këtu (në shesh) ka plot të rinj me doktoratura. Edhe një mesazh për patronazhistëtt, jo me vezë por me vezë të prishura do t’i godasim. O xhaxhi Sali, ik liro partinë me ty do të merremi ne. Largohuni të gjithë. Këtu do të flasim me gjuhën e përditshme jo me gjuhën e intelektualëve”, tha protestuesi.
Komente










