Protesta e opozitës/ Meta i jep merita Kryemadhit e Bashës, e quan Ramën armik të dialogut

Protesta e opozitës/ Meta i jep merita Kryemadhit e Bashës, e quan Ramën armik të dialogut

Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim përmes rrjeteve sociale, në nisje të protestës së dhjetë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë. Teksa mbështet kauzën e tyre kundër zgjedhjeve socialiste të 30 qershorit sic ai i quan, Meta bën thirrje që protesta të jetë paqësore. Ndër rreshta, Meta jep edhe një përgjigje për kryeministrin Edi Rama, i cili sot në Kuvend e quajti armik të hershëm të mazhorancës, në seancën plenare ku u votua ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës. Ky i fundit e quan Ramën armik të betuar të dialogut.

Kreu i shtetit falenderon shqiptarët që nuk morën pjesë në votimet farsë sipas tij të 30 qershorit, dhe meritën për këtë ja jep drejtuesve të opozitës, Lulzim Bashës kreut të PD-së dhe Monika Kryemadhit, kryetares së LSI-së, bashkëshorte e Metës. 

Reagimi i Metës

Të dashur qytetarë!

Ndërsa drejtuesit e Opozitës së Bashkuar ju kanë ftuar sot në një protestë kombëtare kundër votimeve socialiste të 30 qershorit, dua të përshëndes mbi 85% të qytetarëve, të cilët bojkotuan një proces "fake", më të shëmtuarin që mund të ndodhte në kontinentin tonë të civilizuar, pas 3 dekadash që kur vendi ynë u nda nga regjimi më shtypës i të drejtave të njeriut që njohu e gjithë Europa ish-komuniste.

Ndaj një mirënjohje të gjithë shqiptarëve, të cilët bojkotuan farsën më të turpshme që mund të bënte vendi në këto momente kur klasa politike duhet të tregonte përgjegjësi dhe vizion europian.

Për këtë ka meritë dhe distancimi i prerë dhe i qartë i lidershipit tuaj, nga çdo akt dhune në dy javët e fundit që ndihmoi shumicën dërmuese të shoqërisë tonë për të identifikuar armikun e betuar të dialogut në këto 6 vite në vendin tonë, i cili ka mbijetuar vetëm përmes diversionit, përçarjes së opozitës, blerjes së zgjedhjeve përmes aktivizimit të "çunave problematikë" dhe lobingjeve të shfrenuara për t'i mbyllur sytë gjithë botës për të mos parë një maskaradë të gjithanshme, që kulmoi me të Dielën e Fitorjeve, plot tejkalime të shfrenuara.

Ndaj ju ftoj të vazhdoni të protestoni vetëm paqësisht, për ta bërë kauzën tuaj edhe kauzën e shumicës së atyre që u detyruan të merrnin pjesë në farsën e 30 qershorit.

Nga ky test shumë i rëndë ku u provokua demokracia jonë dhe bashkëjetesa qytetare, kjo kauzë i ka të gjitha mundësitë për të dalë shumë më e fortë vetëm përmes rezistencës qytetare dhe paqësore.

Ju lutem dhe për sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ, që po punon ditë e natë të përputhë rezultatet, me tejkalimet e shfrenuara që vazhdojnë çdo moment.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doni: 09/07/2019 14:52

    Po te ka mbetur nje fije cipe ne ate fytyren tende sholle ,jep doreheqjen se mbase ndreq dicka nga e gjithe kjo corbe qe ke gatuar bashke me Sali Kriminelin.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 09/07/2019 09:43

    Meta jep cdo gje per Moniken,sepse ajo I dha Metes te gjithe nga vetja,Por edhe nacisoidit Basha duhet ti jep shume,sepse Meta eshte rasti me I vecante, qe "presidenti" nuk eshte per popullin dhe shtetin,Por, per thellimin e percarjes dhe demtimin e shtetin dhe popullit,per te sheptuar vete dhe hajdutet pas tij, nga Vetingu e drejta dhe ndeshkimi

    Përgjigju
  • Blenard: 08/07/2019 20:36

    Hajde president hajde pu pu pu pu cke piell moj nen

    Përgjigju
  • E ke: 08/07/2019 20:35

    Un do te kisha votuar por jam sh larg.mos me falenderon te lutem se me njollos dinjitetin

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 08/07/2019 20:26

    Do ishte mire te jepje doreheqjen dhe te bashkoheshe ne protest me ate baxhellen tende edhe rruaje Mir rames perher te 10.Do ishte me e ndershme se ne ate zyr se ke merituar dhe as e merito.Sa per 85% qe thua ti e dim si i beni llogarit ju,se i keni ber edhe her te tjera.Ju e dini se sa jeni perballe Rames jeni destinur te humbisni. Me keq do te shkoni ose sic thon per lesh sic ke edhe emrin e partis.Shkurt te pa moral.

    Përgjigju
  • Kuktim: 08/07/2019 20:18

    E hongre like

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City