Në protestën e tij i vetëm para kryeministrisë, kur shënohet gati 2 javë nga nisja e saj, këtë të shtunë Adriatik Lapaj ftoi edhe qytetarët në atë që e quajti protestë kombëtare.

Mes protestuesve dhe policisë u shënuan disa herë përplasje pasi forcat blu tentuan të heqin një gjenerator për funksionimin e fonisë. Pas protestës, policia sekuestroi gjeneratorin, si dhe shoqëroi 4 aktivistë.

Në fjalën e tij para protestuesve me thirrjet ‘Edi Rama o hajdut’ Lapaj i kërkoi kryeministrit Rama të dorëhiqet ndërsa u bëri thirrje të rinjve të bashkohen me kauzën e tyre.

 “Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale! Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe.

Për të gjithë ata  që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, te gjithë bashkë te japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj! Edi Rama je hajdut, je hajdut! I them Edi Ramës nga ky shesh: Çdo veprim, çdo nisëm që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejtë. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun! ”, tha ndër të tjera Adriatik Lapaj.

Ndërkohë nga pamjet me dron që Report Tv sjell shihet dhe pjesëmarrja në këtë tubim, e krahasueshme me foltoret që PD ka mbajtur para kryeministrisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Pamje me Dron nga protesta e Lapaj, mbledh më shumë mbështetës se foltoret e organizuar nga Berisha

 

Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga protesta e organizuar nga ‘Shqipëria Bëhet’, para kryeministrisë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara po të bëjmë një krahasim me foltoret që ka organizuar kreu i PD, duket se Adriatik Lapaj ka mbledhur më shumë mbështetës se Sali Berisha.

 

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/12/2025 03:12

    Ndiqeni me vemendje kete proteste.Ju kujtohet diten e pare kur doli i vetem? Shikoni tani sa protestues ka.Keta do te jene politikanet e se ardhmes.

    Përgjigju
  • Llapisti tik: 20/12/2025 15:53

    Forca Tiku jepi llapes se gje tjeter nuk ben dot ti

    Përgjigju
  • Kot: 20/12/2025 14:41

    Ik mor qup

    Përgjigju
  • Bravo Lapaj: 20/12/2025 13:36

    Lapaj President ! Tani qe ka edhe aleat Shaban Oxfordin besoj ne 2027 pas Begajt vjen Lapaj president

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?