Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me Drejtuesen Politike të PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, zhvilluan një vizitë festive në familjen Shkurti në Njësinë 5 në kryeqytet, duke ndarë urimet për festat e fundvitit.
Gjatë takimit, gjyshe Naxhije dhe gjysh Hatipi u njohën si përfitues të bonusit të fundvitit për pensionistët, një mbështetje e akorduar për mbi 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Bonusi synon të lehtësojë shpenzimet gjatë periudhës së festave dhe të ofrojë një ndihmë konkrete për të moshuarit.
Balla dhe Manastirliu theksuan rëndësinë e rolit të gjyshërve në ruajtjen e vlerave familjare dhe bashkimit shoqëror, duke nënvizuar se pensionistët do të vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale.
Vizita u shoqërua me mesazhe solidariteti dhe përkushtimi ndaj njerëzve, në frymën e festave të dhjetorit.
Komente










