Nis puna përgatitore për
hidrocentralet mbi Devoll

Nis puna përgatitore për<br />hidrocentralet mbi Devoll
TIRANE - Kompania norvegjeze “Statkraft” nisi dje punimet parapërgatitore në hidrocentralin e Banjës në Qarkun e Elbasanit, ndërtimi i të cilit parashikohet të përfundojë në vitin 2017 dhe është pjesë e Kaskadës së HEC-ve mbi lumin Devoll.

Në Kaskadë kompania parashikohet të investojë rreth 950 milionë euro për tre hidrocentrale, të cilat do të kenë një fuqi të instaluar 280 megavat dhe prodhim vjetor 800 milionë kilovatorë, sa 20% e totalit të energjisë së prodhuar nga HEC-et në Shqipëri.

Në Banjë parashikohet të krijohet një liqen me sipërfaqe rreth 14 km², nga Banja deri afër Gramshit. Diga e Banjës nisi nga ndërtimi në mes të viteve 1980, si pjesë e Projektit Hidroenergjetik të Banjës, por në fillim të viteve ‘90 u ndal.

Veç Banjës, HEC-i Koklit do të ngrihet në kanion me një digë me lartësi 55 metra, ndërsa HEC-i i Moglicës parashikohet të jetë hidrocentrali më i madh, me lartësi të digës 150 metra.

Edhe këtu parashikohet një tjetër liqen me sipërfaqe 7.2 km katror. Nxitimi për të shpallur punimet para-përgatitore ka të bëjë me fushatën elektorale, pasi kompanisë i duhet kohë për nisur punimet reale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë