Nis puna për ujësjellësin e ri të Lushnjes, Balluku: Performanca e drejtorive të ujësjellësave kriteri kryesor për investimet

Nis puna për ujësjellësin e ri të Lushnjes, Balluku:  Performanca e drejtorive të ujësjellësave kriteri kryesor për investimet

Në qytetin e Lushnjes ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 52 mijë banorë.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Infrastrukturës, ministrja Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e zyrës së KfW në Shqipëri, Björn Theis, kreun e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Alqi Bllako si dhe deputetët Bashkim Fino e Tatiana Nurçe, ndoqën nga afër fillimin e punimeve.

Sipas ministres ky investim, vjen si pjesë e Programit Infrastruktura Bashkiake IV, me financimin e KFË dhe SECO. Brenda vitit 2020,  Qeveria Shqiptare nëpërmjet AKUM do të fillojë një investim tjetër të rëndësishëm në Bashkinë e Lushnjes duke rinovuar afro 6 kilometra linjë kryesore transmetimi nga rrethrrotullimi Grabianit deri në stacionin e pompimit, duke evituar kështu humbjet dhe abuzimet në rrjet.

Drejtori i AKUM, sqaroi se ky projekt përfshin rehabilitimin e 32 kilometrave rrjet i brendshëm, rehabilitimin e dy depove dhe dy stacioneve kryesore të pompimit, si dhe vendosjen e ujëmatësave për të gjithë abonentët.

 “Falë këtij projekti 52 mijë banorë të qytetit të Lushnjës do arrijnë të kenë akses me 24 orë ujë të pijshëm. Në vetvete, faza e dytë e këtij projekti konsiston në rehabilitim tërësor të 32 kilometrave rrjet të brendshëm, rehabilitimin e dy depove në qytet, rehabilitimin e dy stacioneve kryesore të pompimit si dhe vendosjen e ujëmatësave individualë, si për bizneset ashtu dhe për familjet”, u shpreh Bllako.

Balluku tha se në përmes këtij investimi do të bëhet një ndryshim i madh në këtë qytet, sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm, por njëkohësisht duke përmirësuar dhe parametrat higjeno-sanitarë të tij.

“Një nga pesë kolonat e strategjisë së qeverisë shqiptare është përmirësimi i shërbimit të ujit të pijshëm për të gjitha qytetet dhe zonat rurale. Fakti që sot, me këtë ndërhyrje ne do të arrijmë të ofrojmë ujë 24 orë për të gjithë qytetarët do të jetë një ndryshim i madh, që do të ndihet. T’u ofrosh 85 përqind të qytetarëve shërbim të pandërprerë, për më tepër cilësor, me depo të kontrolluara, me kushte higjene të parametrave dhe kritereve europiane është mjaft e rëndësishme”, theksoi Balluku.

 “Ne jemi të angazhuar për të vazhduar me projekte të mëtejshme. Jemi të angazhuar për të mbështetur bashkitë dhe ajo që është më e rëndësishme është që ky lloj incentivimi përmes performancës, që të gjithë ndërmarrjet e ujësjellësave duhet të performojnë që të mbështeten financiarisht, është shumë e rëndësishme, pasi ka dhënë rezultatet e para. Ne sot shikojmë sesi shumë nga këto ndërmarrje, deri pak kohë përpara të fjetura, sot janë incentivuar dhe ndihet ndryshimi dhe në ritmin e  tyre edhe në cilësinë e shërbimeve që ata ofrojnë”, nënvizoi Balluku.

Për deputetin Bashkim Fino, investimi për ndërtimin e ujësjellësit të Lushnjes është një ndër investimet më të mëdha që po i bëhen në këtë bashki.

“Ky investim është nga investimet më të mëdhenj që Lushnja po merr. Brenda vitit 2021 do kemi ujë në 85 përqind të zonës urbane. Kjo është një punë e mirë e qeverisë shqiptare që ka bërë prej kohësh dhe po e bën realisht në shumë qytete kryesore të Shqipërisë”, tha Fino.

Björn Theis, drejtori i zyrës së Kfë në Shqipëri, vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe AKUM, duke shtuar se ky investim është pjesë e një programi të madh që KfW ka me MIE për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. “Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ministrinë, me AKUM, me ujësjellësin e Lushnjes. Performanca e ndërmarrjes është çelësi për të siguruar shërbim të mirë për qytetarët, për të siguruar investime. Ky investim është pjesë e një programi të madh  që kemi së bashku me ministrinë tuaj për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve shqiptarë. Ne si KfW jemi shumë të lumtur që në emër të qeverisë gjermane jemi ngarkuar me zbatimin e këtyre programeve”, u shpreh Theis.

Brenda vitit 2020,  Qeveria Shqiptare nëpërmjet AKUM do të fillojë një investim tjetër të rëndësishëm në Bashkinë e Lushnjes duke rinovuar afro 6 kilometra linjë kryesore transmetimi nga rrethrrotullimi Grabianit deri në stacionin e pompimit, duke evituar kështu humbjet dhe abuzimet në rrjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion