Nga një ngrehinë e braktisur në Korçë që në vitin 1989, në rrënim të përditshëm, po transformohet në “Qytetin e fëmijëve”, një qendër multifunksionale në shërbim të edukimit dhe kohës së lirë të tyre.
E vendosur në zonën sportive të qytetit, funksioni i ndërtesës është rikonceptuar si një hapësirë tërësisht dedikuar fëmijëve, ku të kenë mundësi të kryejnë aktivitete të ndryshme sportive, argëtuese dhe edukuese, sipas grupmoshave.
Të gjitha këto aktivitete, që sot në Korçë gjenden të shpërndara në ambiente jo cilësore dhe jo të përshtatshme për fëmijët, do të jenë brenda një strukture të vetme polivalente që nxit talentin, vetëbesimin, socializimin dhe ndjenjën komunitare që në mosha të hershme.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com