TIRANË-Aleanca e Agjencive të Lajmeve të Ballkanit dhe Europës Juglindore ABNA-SE ka zgjedhur sot Presidentin e rid he sekretarin e ri të Përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.
Presidenti i ri i ABNA-SE është zgjedhur Drejtori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Drejtori i agjencisë AGERESS të Rumanisë, Aleksandër Giboi.
Në këtë takim, marrin pjesë rreth 25 drejtues dhe përfaqësues të agjencive të lajmeve më të njohura të rajonit, Europës por edhe nga disa vende të tjera të botës. Ai po zhvillohet në dy pjesë: mbledhja e punës së Asamblesë dhe pjesa e dytë do të fokusohet mbi diskutimin për promovimin e turizmit nga ana e agjencive të lajmeve.
Në situatën e re të krijuar në rrafshin global me avancimin sa më të madh të informacionit online dhe rrjetet sociale, agjencitë e lajmeve kanë një sfidë për të zgjeruar gamën e informimit edhe në aspektin utilitar në shërbim të publikut siç është sektori i turizmit dhe promovimit të tij.
Aktiviteti po zhvillohet në Hotelin "Adriatik" në bregdetin e Durrësit. Në pjesën e parë të Asamblesë që nisi punën në 09.15 është diskutuar mbi raportin e punës së ABNA-SE për periudhën një vjetore, si është zgjedhur Sekretari i i ri Përgjithshëm i kësaj organizate dhe Presidenti i ri i ABNA-SE. Në këtë takim pritet të mbajë një fjalë përhëndetëse ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Në mbledhjen e sotme është përcaktuar edhe vendi ku do të mbahet konferenca e radhës që është Sarajeva.
Aleanca e Agjencive të Lajmeve të Ballkanit dhe Europës Juglindore u formua në vitin 1995 m synimin për të siguruar një bashkëpunim më të madh mes agjencive të lajmeve të rajonit por edhe të kontribuojë për një klimë paqeje, miqësije, sigurie dhe bashkëpunimi në rajonin tonë. Konferenca themeluese është mbajtur në slanik në vitin 1995 si një nismë e MPA, ndërsa Asambleja e Parë u mbajt në Antalia të Turqisë më15 e 16 Dhjetor të vitit 1995. Anëtarët e rregullt të organizatës janë: ANA (Greqi), ANADOLU (Turqi), ATSH (Shqipëri), BTA (Bullgari), MIA (Maqedoni), MPA (Selanik), ROMPRES (Rumani), SRNA (Banja Luka), TANJUG (Serbi), ndërkohë që vëzhgues janë FENA (Sarajevë), HINA (Zagreb), MOLDPRES (Moldavi), STA (Slloveni). /ATSh/
/Shqiptarja.com