/ATSH/ - Bashkia e Sarandës, në bashkëpunim me Agjencinë AJMMI dhe Filialin Universitar, organizuan në fundjavë, "Ditën e Vullnetarizmit të Gjelbër".
Ishin mbi 50 studentë të filialit universitar, drejtues të Bashkisë dhe njerëz të mediave, që u përfshinë në aksionin vullnetar të mbjelljes së 1000 fidanave të selvive të reja.
Mbjellja është bërë në një parcelë ku po zbatohet investimi prej 20 milion lekë nga buxheti i shtetit për gjelbërimin e kurorës së qytetit bregdetar.
Në Ditën e Vullnetarizmit të Gjelbër, Kryetari i Bashkisë, Çipa, ka përshëndetur studentët e përfshirë në të, si dhe firmën zbatuese të projektit të gjelberimit të kurorës. "Ky projekt çel një faqe të re me impakt, bërjen e Sarandës si qytet ku jetohet gjelbër dhe në rikthimin e traditës që në 20 vite ka marrë goditje nga betoni", u shpreh Çipa.
Duke mbjelle 1000 selvitë e para në kurorën e Sarandës, është dhënë edhe mesazhi i "jo betonizimit".
"Projekti për mushkrinë e gjelbër të Sarandës, është njëherësh edhe sipermarrje konkrete në përballimin e sfidave mjedisore në këtë vit të ri", u shpreh Shkelqim Hajno, i Agjencise AJMMI.
50 studentët e filialit Universitar të Sarandës tha ai, janë shpallur vullnetarë mjedisorë, gjatë një trajnimi disa ditor mbi gazetarinë praktike mjedisore.
1000 selvitë që u mbollën në kurorën e Sarandës, janë pjesë e projektit për ripyllëzimin e një hapësire prej 20 ha me pisha e selvi, projekt i hartuar disa muaj më parë nga Bashkia dhe i mbështetur financiarisht ng Qeveria Rama, me vlerë totale 100 milion lekë.
/Shqiptarja.com