TIRANË- Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, nuk ka munguar një urim nga Dom Gjergj Meta. Ai kujdeset të vë në dukje një detaj, që për të dytin vit radhazhi koha e kreshmes së të krishterëve përkon pjesërisht me muajin e agjërimit, e kjo për Dom Gjergj Metën, është një tregues se në këtë shoqëri duke forcuar besimin.
"... lutja, agjërimi dhe mëshira, janë një gjë e vetme e marrin jetë prej njëra-tjetrës" janë fjalë nga një ipeshkëv i shek. XVIII në Ravenna, Pjetër Krisologu, letrar dhe jurist. U bë i dyti vit që koha e kreshmes së të krishterëve përkon pjesërisht me muajin e agjërimit të vëllezërve e motrave tona myslimanë.
Agjërimi nuk i shton as nuk i heq asgjë Zotit, por neve na jep mundësinë të shohim dimensione të ndryshme të jetës tonë, duke forcuar besimin dhe shikimin esencial mbi besimin tonë dhe mbi realitetin. Zoti i ndihmoftë të gjithë ata që në mënyrën e tyre agjërojnë, të krishterë e muslimanë, në luftën e brendshme me të keqen (xhihadi i madh) që shpesh e sulmon jetën tonë shpirtërore dhe shoqërore. Zoti na dhashtë paqen e zemrës dhe dashuri për njëri-tjetrin”, shkruan Dom Gjergj Meta.
Muaji i Ramazanit përfundon më 20 Prill ndërsa nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 Prill. Falja e Bajramit në datë 21 prill pritet të bëhet edhe këtë vit në sheshin Skënderbej ku festa do të jetë e dyfishtë pasi Komuniteti Mysliman në Shqipëri feston 100 vjetorin e themelimit.
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në lindje të dielli, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2992
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dom Gjergj Meta: Mos jeto jetët e të tjerëve, bano jetën tënde
7 Qershor, 21:09
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Komunitetit Mysliman njofton besimtarët: Namazi i Fitër Bajramit do falet në Sheshin 'Skënderbej'
8 Prill, 22:47
-
Rama shtron iftar: Ramazani, dhuratë e paçmuar e paqes dhe drejtësisë! Na bën bashkë ndjesia e përkatësisë së diçkaje të njëjtë
8 Prill, 19:33
-
Bashkia e Tiranës shtron darkën e iftarit me shoqatat myslimane dhe myftininë e Tiranës
27 Mars, 15:32
-
Veliaj shtron Iftar me rastin e muajit të Ramazanit: Solidariteti dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, fryma për të ecur përpara
21 Mars, 14:30
-
Agjërimi gjatë Ramazanit, të ftuarit në 'Përballje': Përfitime shpirtërore dhe fizike nga regjimi ushqimor
18 Mars, 14:42
-
9 vjet punime! Xhamia e Namazgjasë gati natën e Kadrit? Nënkryetari i KMSH për Report Tv: Shpresojmë të hapet këtë Ramazan (VIDEO)
16 Mars, 17:49
-
Jo vetëm adhurim ndaj zotit! Ku bashkohet agjërimi me shkencën mjekësore
13 Mars, 17:10
-
Muaji i Ramazanit në Gaza/ Bisedimet për armëpushim kanë ngecur dhe kriza e urisë është keqësuar
11 Mars, 16:49
-
Fatma, gruaja që agjëron që në moshën 7 vjeçare! Report Tv në shtëpinë e praktikantes së fesë islame! Ritit i bashkohet dhe djali 13 vjeç
11 Mars, 15:22
-
Fillimi i Muajit të Ramazanit/ Nënkryetari i KMSH-së: Është muaji i virtyteve ku bujaria e besimtarëve arrin majat! Lutemi për Gazën e Ukrainën
11 Mars, 12:01