Nis regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut, Kadastra Tirane merr dosjet e pronave të Dhermiut

Kadastra shqiptare ka hapur sot zyrtarisht procesin e regjistrimit fillestar në 8 zona kadastrale në bregdetin e Jugut. Bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në një nga drejtoritë më problematike, në Kadastrën e Vlorës. Konkretisht do të jenë 21 mijë e 700 pasuri që pritet të regjistrohen dhe përfitues do të jenë 8000 banor.

Procesi i regjistrimit do të fillojë në Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilekë, Ilias, Himarë, Nivicë. (tabela).Drejtori i Kadastrës Artan Lame bëri të ditura edhe detajet se çfarë pronash do të regjistrohen në këtë proces.

"Fillon procesi i regjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut. Regjistrimi i pronës në jug, është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë nga shteti shqiptar në atë zonë. Ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP (përmes ligjit 7501/1991), shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara, etj. Gjithashtu, procesi do të trajtojë edhe rreth 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje, etj. Prej tij do të përfitojnë rreth 8000 banorë, rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave", u shpreh kreu i Kadastrës.

Pas largimit të 7 drejtorëve në 8 muaj, Kadastra e Vlorës është bërë pjesë e një ngërçi duke lënë procese pezull dhe konsiderohet si një nga pikat më të nxehta të çështjeve të pronave të pazgjidhura në vend. Për këtë arsye i gjithë procesi i regjistrimit do të drejtohet e monitorihet nga specialistët e Kadastrës së Tiranës.

"I premtojmë të gjithë banorëve të këtyre zonave, se kësaj rradhe shteti shqiptar do ta çojë deri në fund këtë proces. I gjithë procesi i regjistrimit, do të kryhet dhe monitorohet nga ekipet tona të dërguara nga Tirana.  E bëjmë këtë edhe për shkak të ekspertizës më të mirë e cila është e grumbulluar pikërisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme këtu në Tiranë, por edhe për shkak të shmangies së konfliktit të interesit midis punonjësve lokalë, si edhe për të mos përfshirë në këtë proces një drejtori rajonale, e cila për fat të keq muajt e fundit ka shfaqur problematika të mbartura e mahisura prej vitesh. Gjatë kësaj periudhe përgatitore, jemi ndeshur në një mori problematikash të mbartura e të shtresëzuara në vite.  Jemi ndeshur me akte pronësie të mbivendosura nga dy, e nga tre, e nga katër herë; jemi ndeshur me dokumenta të falsifikuara; jemi ndeshur me presione nga më të ndryshmet; jemi ndeshur me vendime komisionesh, me vendime gjykatash, me vendime kthimi pronash, të gjitha problematike; jemi ndeshur me zhdukje, me fshehje, dhe me manipulim dokumentacioni. Por mbi të gjitha, jemi ndeshur me dëshirën e këtyre banorëve për t’i dhënë fund këtij kalvari. Në këtë pikë, nga banorët e Bregut kërkoj vetëm dy gjëra: besim dhe bashkëpunim.
-Besim në procesin dhe në vullnetin tonë për ta kryer atë.
-Bashkëpunim me punonjësit tanë, për të ofruar gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe për të plotësuar të gjitha kërkesat tona"
tha Lame.

Vetëm për vitin 2019, sipas Agjencisë së Trajtimit të pronave janë ngritur 52 kallëzime penale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë pranë Rrethit gjyqësor Vlorë, ku 34 kallëzime janë pushuar, për pronat. Ndërkohë Lame premtoi ulje të konflikteve për pronave pas mbylljes së procesit.

“Siguria juridike që do të krijojë ky proces, do të çojë në uljen drastike të konflikteve të pronës përgjatë gjithë zonës”, u shpreh ai.

Ashtu siç edhe janë bërë të ditura në media, drejtori i Kadastrës konfirmoi se me regjistrimin e pronave në bregdet janë hasur shumë probleme, përfshirë presione, kërcënime të drejtuesve institucionale, falsifikim dokumentash, akte pronësie të mbivendosura nga dy, e nga tre, e nga katër herë apo edhe zhdukje, fshehje, dhe manipulim dokumentacioni.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sidrit Golemi: 08/06/2020 14:24

    Humor alla Artan Lame: "Qytetarët e marrin shërbimin e pronës për 3-5 minuta", ................. kete sherbimin e garantove, po kur do te garantosh PRONEN, te drejten e posedimit te saj, proceduren pararendese te regjistrimit te prones? ............... Shtate vjet nuk te mjaftuan, dhe tani ben sikur po fillon nga puna. ...... Ky hajdut sistemik, i 0,94$ = 94 cent per cdo udhetar me biletat e tragetit "Adriatica" - kioska te ura afer hotel "Dajti", nga viti 1991 deri 1998.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 08/06/2020 14:18

    Mos haroni ti jepni nje cope toke Dules MICOTAKIS Dendias dhe Bejlerit si shperblim qe ka vrare njerez te pafajshem

    Përgjigju
  • Vlonjati: 08/06/2020 11:52

    Eshte e turpshme si e kane katandisur kadastren e vlores me drejtor te katapultuar nga tirana qe vijne vetem per te bere ndonje lek dhe ikin duke dhene dorheqjen se skane kurajo te perballen me problemet e verteta te qytetareve.

    Përgjigju
  • Paradoksi: 08/06/2020 10:52

    Po Tokat dhe Parcelat qe s'jane regjistruar ne emer te Pronareve te ligjshem..(sepse ne ato vite nuk banonin ne fshat)-,por ne emer te te treteve qe thjesht ishin ne fshat...por s'kishin pronesi??!

    Përgjigju
  • Besi: 08/06/2020 10:36

    O Lame leri regjistrimet po shiko Hipoteken e vlores qe japin doreheqjen t ter drejtoret se kan frik mos ju ven tritolin!Ku esht Spaku?

    Përgjigju
    • berti: 08/06/2020 13:05

      po stepin time pse se legalizon ti kerkesen ekam bere 3 here qe nga viti 2001

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja