Ka nisur rehabilitimi i segmentit rrugor Balldre-Torovicë në Lezhë, rruge e cila ishte kthyer gati e pakalueshme, duke penalizuar fermerët e zonës.

Prej disa ditësh punëtorët dhe mjetet kanë nisur punën për përmirësimin e lëvizjes së mjeteve përgjatë gjithë segmentit rrugor më një gjatësi prej 17 km. 

Sistemi i kullimit, mbushja e shtratit të rrugës, pastrimi nga vegjetacionet dhe mirëmbajtja e vazhdueshme janë pjesë e ndërhyrjes që po kryhet.

Ndërtimi i rrugës pritet ti japë hov zhvillimit të bujqësisë në këtë zonë.

rruga torovices

rruga torovices
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)