Nis rehabilitimi i lagjeve në rrugën e Kavajës, Veliaj: Jemi kudo,  24/7, nga qendra në periferi

Nis rehabilitimi i lagjeve në rrugën e Kavajës, Veliaj: Jemi kudo,  24/7, nga qendra në periferi

Një tjetër lagje në kryeqytet po transformohet. Pas rehabilitimit të rrugës së Kavajës, një vëmendje i është kushtuar edhe përmirësimit të lagjeve në të dy anët e saj. Qytetarët e kësaj zone në rrugën e Kavajës po i gëzohen edhe asfaltimit tek pragu i shtëpisë së tyre duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza për shkak të mungesës së investimeve prej 27 vitesh.

“Kur them se jemi kudo, e kam fjalën 24/7, nga qendra në periferi! Sapo nata bie, rrugët e qytetit lirohen disi nga makinat dhe kolegët janë në terren, për t'i dhënë zgjidhje çdo problematike të hasur. Riparuam asfaltin në një nga rrugicat e rrugës së Kavajës”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, duke u bazuar pikërisht në prioritetet e vendosura nga vetë qytetarët në konsultat publike të zhvilluara me ta. 

Foto nga punimet e Bashkisë Tiranë në rrugën e Kavajës

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Transferta me Laçin, Gugash Magani: Rrugë tjetër veç fitores nuk ka

Transferta me Laçin, Gugash Magani: Rrugë tjetër veç fitores nuk ka